×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia kufitare konfiskon mall të ndryshëm të kontrabanduar

    FrontOnline
    19 Nëntor 2021

    Policia e Kosovës në pikën kufitare Lindje – Kaçanik, kanë konfiskuar mallra të ndryshme në dy raste të ndara.

    Sipas Policisë është identifikuar një traktor i dyshuar traktor pa targa regjistrimi me një rimorkio të improvizuar, si dhe një rimorkio të braktisur që dyshohej se kishin mall të kontrabanduar.

    Komunikata e plotë:

    Policia e Kosovës, konkretisht zyrtarë policorë të Drejtorisë Rajonale Kufitare Lindje – Kaçanik, Stacioni Policor për Mbikëqyrje të Kufirit Muçivërcë, gjatë kryerjes së detyrave në parandalimin dhe zbulimin e kontrabandës, më datë 18.11.2021 rreth orës 19:30 sipas planifikimeve taktike në terren, në rrugët malore të fshatit Korminjan, fshat afër vijës kufitare me Republikën e Serbisë, në dy raste të ndara, kanë identifikuar si të dyshuar një traktor pa targa regjistrimi me një rimorkio të improvizuar, si dhe një rimorkio të braktisur që dyshohej se kishin mall të kontrabanduar.

    Traktori me rimorkiot janë sjellë në terminalin Doganor “Dheu i Bardhë”, ku në orët e mbrëmjes është paraqitur personi i dyshuar S.J. (1993), i cili ka deklaruar se traktori është pronë e tij dhe se mallin e kishte sjellë rrugëve malore nga Republika e Serbisë në Republikën e Kosovës.

    Në të dy rastet me mall të kontrabanduar, i cili është sjellë duke iu shmangur kontrollit doganor dhe atij policorë janë konfiskuar si në vijim:

     158 arka x 20 shishe x0.5 litra- birra të llojeve të ndryshme

     3 paketa x 6 shishe x 1 litra – raki

     282.6 kg – mish derri

     1 pako 5.835 kg – mish i konservuar

     12 kafaze me pula =156 copë

     10 pako x 50 copë – korniza për vendosjen e targave të automjeteve

    Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kompetent me urdhër të të cilit iniciohen rastet “Kontrabandim me Mallra” ndërsa për veprime të mëtejme ligjore, është njoftuar Dogana e Kosovës dhe Njësia e Hetimeve./FrontOnline

    Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë nesër ndërprerje të rrymës
    Nga Rubrika
    Lajme21 Korrik 2024
    Një aksident trafiku mes katër veturave ka ndodhur pasditen e së dielës në autostradën ‘Dr.Ibrahim Rugova’. Sipas zëdhënësit të policisë, Daut Hoxha,...
    Lajme21 Korrik 2024
    Gjatë hetimeve për shpërthimin e së dielës në afërsi të Ujmanit, Policia e Kosovës rreth orës 21:00 ka bastisur një shtëpi në...
    Lajme21 Korrik 2024
    Një zjarr ka shpërthyer afër lagjes “Marigona Residence”. Nga Brigada e Zjarrfikësve në Prishtinë thanë se është djegur një fushë aty afër....
    Të tjera
    Lajme21 Korrik 2024
    Liridona Shala, bashkëshortja e Faton Hajrizit i cili u vra nga policia serbe, pas dyshimeve për vrasjen e një efektivi në Serbi,...
    Lajme21 Korrik 2024
    Shefja e diplomacisë kosovare, Donika Gërvalla Schwarz, ka reaguar pasi presidenti amerikan , Joe Biden, ka njoftuar për tërheqjen e tij nga...
    Lajme21 Korrik 2024
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka publikuar një video nga vizita e saj Akademinë Ushtarake Mbretërore Sandhurst në Mbretërinë e Bashkuar. Osmani...
    Lajme21 Korrik 2024
    Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka bërë të ditur se Universiteti i Prishtinës ka shënuar me ngritjen më të madhe dhe renditjen...
    Lajme21 Korrik 2024
    Artan Hajrizi, vëllai i Faton Hajrizit që u vra nga autoritete serbe ka njoftuar se nuk do të ketë të pame lidhur...
    Lajme21 Korrik 2024
    Presidenti amerikan, Joe Biden, ka njoftuar se është tërhequr nga kandidatura për t'u rizgjedhur në krye të Shteteve të Bashkuara të Amerikës,...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.