×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia kryen operacion në Prishtinë, sekuestron drogë në vlerë të 30 mijë eurove

    FrontOnline
    19 Janar 2025

    Policia e Kosovës ka përfunduar me sukses një operacion në Prishtinë të koduar me emrin “Shpërndarësi,” i cili pasoi një hetim disa-mujor.
    Operacioni u zhvillua më 18 janar 2025, duke rezultuar në sekuestrimin e sasive të konsiderueshme të narkotikëve, armëve dhe sendeve të tjera të kundërligjshme.

    Në njoftimin e lëshuar thuhet se plani ka filluar në rrugën magjistrale Prishtinë-Ferizaj me që rast është ndaluar vetura Mercedes ngjyrë e bardhë me targa vendore me vozitës (Sh.S.), ku gjatë kontrollit në trup i është gjetur një qese me narkotik të llojit Kokainë me peshë 5.35 gramë.

    Më tej thuhet se plani ka vazhduar në rrugën “Vicanum” ku është ndalur vetura Audi Q8 me targa vendore të cilën e drejtonte i dyshuari (Xh.S.), ku gjatë kontrollit të tij dhe veturës në një vend të fshehte janë gjetur 21 paketime me substancë të dyshuar narkotike të dyshuar si kokainë me peshë 20.1 gramë.

    Në të njëjtin lokacion është ndaluar edhe vetura Volvo ngjyrë hiri me targa vendore të cilën e drejtonte i dyshuari (F. S.), i cili është shoqëruar në stacion policor si i implikuar në rast.

    Pas veprimeve fillestare në konsultim me prokurorinë e krimeve të rënda në Prishtinë është realizuar një bastisje në shtëpitë e të dyshuarve në rrugën “Dëshmoret e Marecit” në Prishtinë ku gjatë kontrollit ka rezultuar me gjetjen e provave si në vijim:

    • Në njërën shtëpi në banjo janë gjetur 219 qese (doza) me narkotikë të dyshuar si Kokainë, me peshë 114.4 gramë, të cilat ishin të gatshme për shitje.
    • Në veturën Phaeton ngjyrë e zezë pronë e te dyshuarit Xh.S., nën timon është gjetur një paketim me narkotikë të llojit Kokainë me peshë 171.5 gramë .
    • Dy revole me numra serik, me dy karikator dhe 9 fishek.
    • Një granatë dore model F1 dhe 29 fishek kalibrash të ndryshëm.
    • Tri vetura të dyshuara Audi Q8, Phaeton dhe Mercedes, të cilat janë përdorur për fshehje dhe shpërndarje të narkotikëve.
    • Para të gatshme në vlerë 7900 Euro dhe 100 Dollar amerikan.
    • Katër (4) telefona celular.
    • Dy DVR

    Në bastisjen e lokacionit të tretë në fshatin Suhodoll të Lipjanit në një Garazh në pronësi të dyshuarit (Xh. S.) është gjetur një veturë e dyshuar Golf 7 ngjyrë e kaltër me targa vendore, si e dyshuar, e involvuar në një rast Vrasje në tentative, e cila ishte fshehur në atë lokacion.

    Sipas vlerësimeve të bëra, vlera e Kokainës së konfiskuar, nëse do të shpërndahej në treg, arrin rreth 30,000 euro. Me udhëzim të Prokurorit Kujdestar nga Departamenti i Krimeve të Rënda Prishtinë, është hapur procedura penale për: “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” dhe “Mbajtja në kontroll, posedim i paautorizuar i armës”.

    Të dyshuarit janë dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë, ndërsa rasti vazhdon të hetohet nga antidroga e Policisës në Prishtinë në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore Prishtinë.

    Nga Rubrika
    Lajme19 Shkurt 2025
    Hasan Shala, ish-kryetar i Gjykatë֝s së Apelit për FrontOnline, kërkesën e PRSK-së, bërë pranë Gjykatës Themelore që Albin Kurti, të paraqitet në...
    Lajme19 Shkurt 2025
    Kryeministri Albin Kurti, ka pranuar letër urimi nga homologu bullgar, Rosen Zhelyazkov me rastin e 17-vjetorit të shtetësisë së Kosovës “Bullgaria vlerëson...
    Front TV19 Shkurt 2025
    Kanë kaluar dhjetë ditë që nga mbajtja e e zgjedhjeve, por ende nuk ka rezultat përfundimtar për partitë dhe deputetë. Komisioni Qendror...
    Të tjera
    Lajme19 Shkurt 2025
    Sikur në shumë evente kryesore nëpër botë, Devolli Corporation po merr pjesë edhe sivjet në panairin “Gulfood Fair 2025” që po mbahet...
    Lajme19 Shkurt 2025
    Në draft-raportin e Parlamentit Evropian për Kosovën kërkohet heqja e masave të Bashkimit Evropian të vendosura në qershor të viti 2023. “Ftojmë...
    Lajme19 Shkurt 2025
    Ish- deputeti i VV-së, Halil Thaçi, për FrontOnline ka komentuar kërkesën e PRSK-së, bërë pranë Gjykatës Themelore që Albin Kurti, të paraqitet...
    Lajme19 Shkurt 2025
    Teksa procesi i numërimit të votave të kandidatëve për deputet  po shkon drejt fundit, në media kanë dalë lista me shifra preliminare...
    Lajme19 Shkurt 2025
    Kryeministri në detyrë, Albin Kurti në një intervistë të dhënë së fundi ka folur për Administratën Trump dhe emisarin e veçantë për...
    Bota/Rajoni19 Shkurt 2025
    Bild sot ka raportuar se Italia është duke u përgatitur për tërheqjen e mundshme të trupave amerikane nga Kosova. Sipas gazetës së...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.