[wp-story]

Lajme

Policia konfirmon arrestimin e dy personave të dyshuar për plagosjen e katërfishtë

Policia konfirmon arrestimin e dy personave të dyshuar për plagosjen e katërfishtë
17:37 | 05 Shtator 2019

Policia e cila tashmë është në vendin e ngjarjes kanë thënë se janë konfiskuar dy armë, me të cilat është shkrepur për plagosjen e katërfishtë.

Zëdhënësi i Policisë, Bajram Krasniqi ka treguar se tashmë janë arrestuar dy të dyshuar, raporton Front Online.

Janë të arrestuar dy persona të dyshuar. Janë konfiskuar dy  armë, një e shkurtë dhe një e gjatë. Prokurori është në vendin e ngjarjes. Më vonë edhe policia edhe prokuroria do të japin informata të tjera sepse për momentin nuk dihet se cili ka qenë motivi. Dyshohet se të dy familjet banojnë në këtë lagje, ende është duke u ekzaminuar vendi i ngjarjes”, ka thënë ai.

Më herët Flora Ahmeti, zyrtare për media në Policinë e Kosovës, ka konfirmuar për Front Online se katër persona kanë mbetur të plagosur.

“Sot rreth orës 16:00, kemi pranuar informatën për të shtëna me armë në rrugën Muharrem Fejza në Prishtinë. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore të cilat kanë hasë në katër persona të plagosur, te njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor. Për çdo detaj rreth rastit do te njoftoheni me kohe”, ka deklaruar Ahmeti./Front Online

“Petrol Company” ul çmimet për 15 %. Ja sa kushton një litër naftë

Të tjera