×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia konfirmon arratisjen e një të pandehuri nga Pallati i Drejtësisë, po kërkohet nga organet e rendit

    FrontOnline
    14 Shkurt 2025

    Një i pandehur është arratisur sot rreth orës 12:00 nga objekti i Gjykatës Themelore në Prishtinë, menjëherë pas përfundimit të seancës gjyqësore.

    Sipas Policisë së Kosovës, i dyshuari ka përdorur forcë fizike dhe veprime agresive ndaj zyrtarit përgjegjës për sigurinë e tij, duke i shkaktuar lëndime trupore, dhe më pas ka arritur të largohet.

    “Policia, në koordinim me Prokurorinë e Shtetit, ka nisur hetimet dhe është në kërkim të të arratisurit. Ndaj tij është iniciuar një procedurë penale për veprat “Sulm ndaj personit zyrtar” dhe “Arratisja e personit të privuar nga liria”, ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë, Agron Borovci.

    Ndërkohë, L.H., i dyshuar për lëndim të rëndë trupor dhe armëmbajtje pa leje, është arratisur nga Pallati i Drejtësisë, pasi i është caktuar masa e paraburgimit në seancë dëgjimore.

    “Për njoftimin tuaj, Gjykata Themelore në Prishtinë lidhur me çështjen penale ndaj të pandehurit L.H. ka marr informacion se i njëjti pasi që ka pranuar aktvendimin për caktim të paraburgimit, ka arritur që ti ik Policisë së Kosovës, të cilët kanë qenë kompetent për ta siguruar rastin”, thuhet në përgjigjen e gjykatës.

    Fillimisht, Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm – Divizioni për Çështje Penale bën të ditur se ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit L.H./betimiperdrejtesi

    Nga Rubrika
    Lajme21 Mars 2025
    Kreu i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, në FRONTAL të T7 ka folur për vizitën që sot ka realizuar në Kosovë ish-presidenti Hashim Thaçi,...
    Lajme21 Mars 2025
    11 trupa të personave të zhdukur janë gjetur në varrezën masive në Bishtazhin më 19 mars të këtij viti, viktima këto që...
    Lajme21 Mars 2025
    Vëllai i deputetes së VV-së njëherësh bashkëshortes së Rexhep Selimit, Shqipe Selimit, ka shkuar për ngushëllime në familjen Thaçi. Ai për këtë...
    Të tjera
    Bota/Rajoni21 Mars 2025
    Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka kërkuar heqjen e masës “detyrim paraqitje”. Siç raporton Top Channel, çështja është regjistruar ditën e sotme...
    Bota/Rajoni21 Mars 2025
    Kryetarja e deleguar e Bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani, ka shkarkuar nënkryetaren Sara Goxhaj dhe sekretarin e Përgjithshëm Alban Dokushi pasi rimori...
    Lajme21 Mars 2025
    Më 1 mars, ka ndodhur një grabitje në afërsi të ‘Albi Mall’ në Veternik, ku cak ishte furgoni i kompanisë “Istambul Ozel...
    Vip21 Mars 2025
    Ditën e djeshme qarkulluan emrat e parë që po përfliten të jenë pjesë e kastit të ‘Ferma VIP’. Bëhet fjalë për emra...
    Kronika21 Mars 2025
    Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në rajonin e Prishtinës në kuadër të këtyre angazhimeve, që nga data 13.03.2025 ka...
    Lajme21 Mars 2025
    Lëvizja Vetëvendosje ka dorëzuar në Gjykatën Supreme një ankesë lidhur me procesin zgjedhor të postave të ardhura me postë pasi ia hodhi...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.