×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia kërkon shtetasin maqedonas për mashtrim, më 2023 ishte arratis nga burgu dhe kishte kanosur një polic

    FrontOnline
    22 Prill 2025

    Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunim për identifikimin e vendndodhjes së të dyshuarit Nafi Abdiovski, i cili po kërkohet për veprën mashtrim.

    “Njësiti i Hetimeve të stacionit të Lipjanit, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin e vendodhjes së personit që shihet në fotografi.  Personi i dyshuar që është identifikuar: – ABDIOVSKI NAFI, kërkohet për përfshirje veprën mashtrim”, është kërkesa e Policisë së Kosovës.

    Abdiovski është kërkuar nga policia e Kosovës edhe në shtatot të vitit 2024, pasi kishte kërcënuar Policinë e Kosovës pasi ishte arratisur, i njëjti edhe në atë kohë kërkohej për veprën mashtrim.

    Në shtator të vitit të kaluar, dyshohet se Abdiovski kishte telefonuar një zyrtar policor në Podujevë që po e hetonte rastin e tij dhe të njëjtin e ka kanosur për shkak të hetimit.

    Ndërkaq, i njëjti i dyshuar ishte arratisur nga burgu i Idrizovës në janar të vitit 2023. Ministria e Punëve të Brendshme në Maqedoninë e Veriut në atë kohë kishte njoftuar se N.A kishte vuajtur dënimin me burg prej 8 muajsh në Burgun e Shkupit për kryerjen e veprës penale mashtrim.

    Abdioski u arrestua fillimisht në shkurt të vitit 2020, siç u raportua në atë kohë, sepse ai tashmë ishte dënuar me gjashtë muaj burg, dhe ai kërkohej për disa krime.

    Nga Rubrika
    Lajme15 Maj 2025
    Lidhja Demokratike e Kosovës pas mbledhjes së kryesisë dhe Grupit Parlamentar ka thënë se kriza aktuale politike është pasojë e paaftësisë së...
    Lajme15 Maj 2025
    Albert Krasniqi nga Demokracia Plus ka thënë se një lider politik që s’e konsideron urgjente konstituimin e kuvendit përbën një “sinjal alarmi...
    Lajme15 Maj 2025
    Pas liderëve të subjekteve të mëdha parlamentare, presidentja Osmani ka pritur në takim edhe përfaqësuesit e subjekteve të të gjitha komuniteteve joshumicë....
    Të tjera
    Lajme15 Maj 2025
    Pas liderëve të subjekteve të mëdha parlamentare, presidentja Osmani ka pritur në takim edhe përfaqësuesit e subjekteve të të gjitha komuniteteve joshumicë....
    Lajme15 Maj 2025
    Shefja e Misionit të Bashkimit Evropian për Vëzhgimin e Zgjedhjeve Parlamentare në Kosovë 2025, Nathalie Loiseau, në një konferencë për media ka...
    Bota/Rajoni15 Maj 2025
    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se me presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa, kanë biseduar për rrugën e anëtarësimit të...
    Lajme15 Maj 2025
    Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka njoftuar se pas dy ditëve të gërmimit dhe zhvarrimit në Prishtinë, janë gjetur mbetjet...
    Lajme15 Maj 2025
    Gjykata Themelore në Prishtinë ka njoftuar se ia ka caktuar masën e arrestit shtëpiak prej një muaji dy të dyshuarave në rastin...
    Bota/Rajoni15 Maj 2025
    Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, ka arritur në Shqipëri, në kuadër të vizitës së tij në shtetet e Ballkanit Perëndimor. I...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.