Policia e Kosovës po kërkon ndihmën e qytetarëve në identifikimin e një personi të dyshuar për vjedhje në Prishtinë.
Policia ka ndarë me qytetarët edhe foton e të dyshuarit.
“Njësiti i hetimeve të përgjithshme në Prishtinë, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e personit që shihet në fotografi. I dyshuari kërkohet për veprën ‘Vjedhje e rëndë’”.
“Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e të dyshuarit apo vendndodhjes së tij, kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192”, thuhet në njoftimin e policisë.