Kronika

Policia jep detaje të reja për vdekjen e 86-vjeçares në Gjilan

Policia jep detaje të reja për vdekjen e 86-vjeçares në Gjilan
15:13 | 25 Shkurt 2020

Mesditën e së hënës, një grua u gjet e vdekur në shtëpinë e saj në Gjilan. Policia ka treguar për Express se bëhet fjalë për një 86-vjeçare e cila po jetonte e vetme.

Vdekja e gjeti të vetme, pa askënd pranë vetes. 86-vjeçarja nga Gjilani që u gjet të hënën e vdekur në shtëpinë e saj, po jetonte e vetme tash e një kohë.

Këtë e ka konfirmuar për Gazetën Express zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

“Një grua 86-vjeçare është gjetur e vdekur në shtëpinë e saj. Ka jetuar e vetme qe një kohë. Është vdekje e natyrshme, por trupi I pajetë I viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, ka thënë Hashani.

Benzinë vetëm 1.05 euro në Petrol Company e shumë zbritje tjera në “Be Happy Restorant” dhe Market

Të tjera