Një person është gjetur pa shenja jete në Prishtinë.
Lajmin për FrontOnline e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.
Për këtë rast pak më parë ka raportuar edhe FrontOnline.
Sipas Hoxhës, rasti ka ndodhur rreth orës 18:40, duke shtuar se Policia së bashku me kompetentët është duek ndërmarrë veprimet e nevojshme për të sqaruar rrethanat e këtij rasti.
Dyshohet se është gjetur një person pa shenja jete në Prishtinë
“Sonte rreth orës 18:40 Policia ka marr informatën se një person është hasur i shtrirë në tokë në rr.”Mark Isaku” në Prishtinë. Njësia policore dhe ndihma e shpejtë kanë dalur në vendngjarje dhe raportohet se personi është pa shenja jete. Policia bashkë me kompetentët është duke ndermarr veprime të nevojshme për të sqaruar rrethanat tjera që mund të jenë relevante per rastin dhe sqarimin e plotë të tij”, ka thënë Hoxha./FrontOnline/