[wp-story]

Lajme

Policia jep detaje për dy personat që humbën në Shtrazë të Kaçanikut

Policia jep detaje për dy personat që humbën në Shtrazë të Kaçanikut
20:41 | 12 Janar 2020

E plotësuar: Dy persona kanë humbur sot në fshatin turistik, Shtrazë i Kaçanikut.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Ferizajt, Agim Gashi, ka dhënë detaje lidhur me rastin e humbjes së dy personave

“Po, siç është njoftuar policia, rreth orës 14:00, një femër dhe një mashkull, kanë humbur pasi janë ndarë nga grupi, që ishin në Kaçanik. Deri në orën 18:00, ata kanë qenë në kontakt me grupin, por rreth orës 18:00, janë ndërprerë kontaktet”, ka thënë Gashi për Telegrafin.

A ka thënë se me të njoftuar rastin, Policia ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme.

“Kemi njoftuar edhe rojet e pyjeve në terren dhe jemi duke bërë kërkimin”, është shprehur Gashi.

Gashi ka theksuar se vendi ku dyshohet se kanë humbur, është fshati Shtrazë i Kaçanikut.

Dy persona humbin në Kaçanik, nisin kërkimet 

Këtë të diel, dy persona kanë humbur në malet e Kaçanikut.

Mësohet se ata ishin pjesë e një grupi që kishin shkuar së bashku për “Hiking”, por që janë ndarë dhe nuk dihet ende vendndodhja e tyre.

Policia, FSK-ja dhe Zjarrfikësit janë lajmëruar për rastin dhe kanë filluar kërkimin.

Deri me tani  nuk ka detaje.

Super zbritje në “Petrol Company”

Të tjera