Lajme

Policia jep detaje për aksionin në Pejë

Policia jep detaje për aksionin në Pejë
09:34 | 29 Shtator 2020

Policia e Kosovës, ka ndërmarrë një aksion në rajonin e Pejës, nën dyshimin për trafikim armësh.

Në një përgjigje, Policia thotë se në këtë aksion kanë marrë pjesë Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar.

“Ju informojmë se sot me datë 29.09.2020, në orët e hershme të mëngjesit, Policia e Kosovës, Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar, e asistuar nga njësitë relevante të PK-së, ka filluar me një operacion policorë në Rajonin e Pejës, lidhur me veprën penale, “Trafikimi me Armë””, thuhet në përgjigjen e policisë.

Loja e madhe ka filluar nga 31 Janar dhe vazhdon deri me 2 Shkurt në Petrol Company

Të tjera