[wp-story]

Kronika

Policia jep detaje për aksidentin e rëndë në Skenderaj, pesë persona të lënduar

Policia jep detaje për aksidentin e rëndë në Skenderaj, pesë persona të lënduar
22:05 | 17 Janar 2020

Sonte një aksident trafiku ka ndodhur në fshatin Runikë të Skenderajit.

Indeksonline mësoi se nga ky aksident disa persona kanë pësuar lëndime të rënda.

Rreth këtij rasti kontaktuam zëdhënësin e Policisë së Kosovës, Avni Zahiti që konfirmoi aksidentin.

“Nga informatat e para raportohet për aksident trafiku me të lënduar i ndodhur në rrugën rajonale Mitrovicë -Istog fshati Runikë, dy vetura civile të përfshira, ndërsa pesë persona kanë kërkuar tretman mjekësorë.”, u shprehë ai./Front Online/

“Petrol Company” ndihmon më shumë se 200 familje për festën e Fitër Bajramit (VIDEO)

Të tjera