×
  • Lajme
  • Kronika
  • Kronika

    Policia inicion rast ndaj 12 personave për mosveprim sipas dispozitave shëndetësore

    FrontOnline
    17 Gusht 2020

    Policia e Kosovës ka iniciuar rast ndaj 12 personave për mosveprim sipas dispozitave shëndetësore.

    Rastet e mosrespektimit të dispozitave shëndetësore kanë ndodhur në Gjilan, Prizren, Istog, Pejë, Gjakovë, Malishevë, Mitrovicë, Vushtrri.

    Fsh. Gjonaj, Prizren 16.08.2020-11:55. Ndaj të dyshuarit mashkull kosovar është iniciuar lënda e rastit si më lartë pasi i njëjti nuk ka respektuar vendimin e Qeverisë. Me urdhër të prokurorit rasti vazhdon të hetohet në procedurë të rregullt.

    Transit i ri –Arbane, Prizren 16.08.2020-14:50. Është iniciuar rasti ndaj të dyshuarit mashkull kosovar pronar i një pishine në të cilën janë hasur rreth 20-30 persona në hapësirë të hapur, ku i dyshuari kishte vepruar në kundërshtim me vendimin e Qeverisë. Me urdhër të prokurorit, lënda e rastit shkon në procedurë të rregullt.

    Vërmicë, Prizren 16.08.2020-15:00. Ndaj të dyshuarit mashkull kosovar pronar i një pishine të hapur është iniciuar lënda e rastit  për shkak se kishte vepruar në kundërshtim me vendimin e Qeverisë, kishte hapur  pishinën. Me urdhër të prokurorit, është iniciuar lënda e rastit e cila procedohet në procedurë të rregullt.

    Istog (16.08.2020-18:00) Ndaj të dyshuarit mashkull kosovar është iniciuar lënda e rastit  për shkak se kishte vepruar në kundërshtim me vendimin e Qeverisë i cili në familjen e tij kishte organizuar aheng familjar në të cilin kishin qenë rreth 50-70 persona. Me urdhër të prokurorit lënda e rastit  procedohet në procedurë të rregullt.

    Pejë 16.08.2020-21:50. Ndaj të dyshuarit mashkull kosovar është iniciuar lënda e rastit  për shkak se kishte vepruar në kundërshtim me vendimin e Qeverisë ku në lokalin e tij  nga njësiti policor është hasur duke punuar, në të cilin lokal kishin qenë rreth 24 persona të cilëve inspektorët komunal  iu kanë shqiptuar procesverbale dhe kanë mbyllë lokalin. Me urdhër të prokurorit lënda e rastit  procedohet në procedurë të rregullt.

    Gjakovë  16.08.2020-21:05. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pronar i restorantit për shkak se në atë restorant kishte lejuar të mbahej një aheng familjar – dasmë në të cilën kishin qenë rreth 50 persona. I dyshuari kishte vepruar në kundërshtim me vendimin e Qeverisë, ndaj të cilit me urdhër të prokurorit është iniciuar lënda e rastit, i dyshuari është liruar në  procedurë të rregullt.

    Malishevë 16.08.2020-21:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se në familjen e tij kishte organizuar aheng familjar – dasmë në të cilën kishin qenë rreth 30-40 persona dhe ishin hedhë fishekë zjarre. I dyshuari kishte vepruar në kundërshtim me vendimin e Qeverisë, ndaj të cilit me urdhër të prokurorit është iniciuar lënda e rastit dhe është liruar në  procedurë të rregullt.

    Sheshi Agim Hajrizi, Mitrovicë 16.08.2020 – 01:45. Ndaj të dyshuarës femër kosovare është iniciuar lënda e rastit pasi e njëjta nuk ka respektuar vendimin e Qeverisë. Me urdhër të prokurorit rasti vazhdon të hetohet në procedurë të rregullt.

    Rr. Lekë Dukagjini, Mitrovicë 16.08.2020-19:00. Ndaj të dyshuarit mashkull kosovar është iniciuar lënda e rastit për shkak se ka qenë i infektuar me virusin COVID-19, nuk e kishte respektuar masën mbrojtëse vetë izolimit dhe kishte dalë në qytet. I dyshuari është verifikuar se rezulton në listën e personave të cilët kanë dalë pozitiv në testin e COVID-19. Në konsultim me prokurorin lënda e rastit procedohet në procedurë të rregullt, i dyshuari është detyruar të shkoi në shtëpinë e tij.

    Rr. Bahri Kuqi, Vushtrri 16.08.2020-22:55. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pronar i lokalit për shkak se njësitë policore së bashku me inspektorët komunal në atë lokal kishin hasur 11 femra shtetase të Shqipërisë  dhe një shtetase të Serbisë të cilat nuk kanë pasur leje qëndrimi në Kosovë, ndaj të cilave janë shqiptuar fletëparaqitje për mosrespektim të orarit lidhur me virusin COVID-19 dhe janë urdhëruar që të nesërmen të paraqiten në zyrat e migrimit në Prishtinë. Ndaj të dyshuarit me urdhër të prokurorit është iniciuar lënda e rastit dhe i njëjti është liruar në procedurë të rregullt.

    Nga Rubrika
    Lajme16 Shkurt 2025
    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për disa ditë tashmë ka filluar numërimin e kandidatëve për deputetë nga zgjedhjet e 9 shkurtit. Klan Kosova...
    Lajme16 Shkurt 2025
    Njohësi i çështjeve politike, Agon Maliqi ka komentuar telefonatën e sotme mes sekretarit amerikan të Shtetit Marco Rubio, dhe ministrit të Jashtëm rus Sergei...
    Lajme16 Shkurt 2025
    Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, së bashku me dy nga figurat e njohura të partisë, Doarsa Kica Xhelili...
    Të tjera
    Vip15 Shkurt 2025
    Në televotimin e sotëm pjesë ishin Gerta. Aldo, Indriti, Livia Gjesti dhe Rozana. Banori që largohet sipas votave të publikut është Indriti....
    Vip15 Shkurt 2025
    Në spektaklin e së shtunës të Big Brother VIP Albania 4, Gjesti foli për herë të parë për ish-të dashurën e tij,...
    Bota/Rajoni15 Shkurt 2025
    Një nënë dhe vajza e saj dy vjeçare kanë vdekur dhe më shumë se 30 njerëz u plagosën pasi një makinë u...
    Lajme15 Shkurt 2025
    Nënkryetari i LDK’së, Lutfi Haziri ka bërë një shkrim në dy ditë para 17-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës. Haziri është ndjerë i...
    Lajme15 Shkurt 2025
    Bregdeti i Durrësit është mbushur me vizitorë nga Kosova, të cilët kanë zgjedhur të festojnë Ditën e Pavarësisë mes detit dhe atmosferës...
    Lajme15 Shkurt 2025
    Në Ambasadën e Kosovës në Washington të Shteteve të Bashkuara të Amerikës shkuan një numër i madh i kosovarëve të shtunën për...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.