Drejtoria Rajonale e Policisë në Prishtinë ka vazhduar aktivitetet e saj me qëllim të kapjes së armatimit dhe municionit.
“Sonte rreth orës 19:00 në Bresje të Fushë Kosovës, policia ka ndaluar një veturë të tipit “Mazda” dhe pas kontrollave në brezin e të dyshuarit është gjetur dhe konfiskuar një revole TT”, thuhet në komunikatën e Policisë.
Bashkë me revolen janë gjetur dhe konfiskuar një karikator dhe tetë fishekë të kalibrit 7.62 mm.
Personi me inicialet S.N, 42-vjeçar është shoqëruar në polici.
Në njoftim thuhet se ndaj tij është iniciuar rasti për “mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armës.