Policia e Kosovës mbrëmë i ka arrestuar dy 26-vjeçarë dhe i ka sekuestruar tri armë në fshatin Ballaban të Prishtinës.
Sekuestrimi ka ndodhur pas një operacioni bastisjeje që Policia e ka realizuar në këtë fshat, pasi mori informacion për gjuajtje me armë zjarri. Gjatë këtij operacioni janë arrestuar E.B dhe I.Sh, të dy nga 26 vjeç.
“Më datë 28.11.2020 rreth orës 19:00, pas marrjes së informatave në rrugë operative për të shtëna me armë zjarri në fshatin Ballaban, policia ka realizuar një operacion bastisjeje, i cili ka rezultuar me gjetjen dhe sekuestrimin e tri armëve. • Një pushkë gjysmë automatikë, • Një pushkë gjuetie, si dhe, • Një revole”, thuhet në komunikatën e Policisë.
Ndaj të dyshuarve, pas intervistimit është iniciuar rasti për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve.
“Personat e dyshuar; E. B mashkull, 26 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, si dhe I. SH mashkull, 26 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, janë shoqëruar në stacionin policor dhe pas intervistimit me rekomandimin e prokurorit të shtetit ndaj tyre është iniciuar rasti për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armëve”, thuhet në komunikatën e Policisë.