[wp-story]

Lajme

Policia godet lokalet e natës, në Klinë

Policia godet lokalet e natës, në Klinë
13:29 | 19 Gusht 2019

Policia e Kosovës në zonën e Klinës ka zbatuar planin operativ të koduar ‘Kontrollimi i lokaleve 2019’.

Njësite policore të stacionit policor në Klinë së bashku me njësite rajonale të DRP Pejë, kanë verifikuar disa lokale në Komunën e Klinës dhe gjatë inspektimit janë kontrolluar të gjitha klubet e natës, disko baret si edhe lokalet e tjera në këtë qytet. Gjatë këtij plani janë identifikuar 3 (tri) lokale të cilat ishin duke mos e respektuar orarin e punës, njëri lokal ishte në lagjen ‘Arbëria’, ndërsa dy lokale të tjera në fshatrat Volljak dhe Poterqë.

Policia ka marrë masat e nevojshme ndaj pronarëve, të cilët kanë shkelur rregullat lidhur me mosrespektimin e orarit zyrtar të paraparë.

Më këtë plan operativ do të vazhdohet në mbarë zonën e DRP Pejë./FrontOnline/

Bonus dhe Premium Kartela të cilat po i ofron Petrol Company, kartelat më të kërkuara nga klientët

Të tjera