Policia e Kosovës po vazhdon të gjobit qindra persona për mosrespektim të Ligjit Covid-19.
Në 24 orët e fundit, policia ka shqiptuar 511 tiketa për ata që nuk kanë respektuar Ligjin kundër pandemisë.
Policia gjatë kësaj kohe ka shqiptuar edhe 572 tiketa trafiku për ata që nuk kanë respektuar rregullat në trafik.
Kujtojmë që Qeveria e Kosovës së fundmi ka shtuar masat mbrojtëse ndaj virusit Covid-19, kështu edhe ka kërkuar nga Policia e Kosovës që të gjobit të gjithë ata që nuk i respektojnë këto masa.
Ndërsa, gjatë ditës së sotme, Ministria e Shëndetësisë pritet të shqyrtojë edhe njëherë masat e marra dhe në rast nevoje, të shtojë edhe masa të tjera.