[wp-story]

Kronika

Policia është në kërkim të këtij personi për pesë vepra penale

Policia është në kërkim të këtij personi për pesë vepra penale
15:10 | 06 Shtator 2019

Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, ka njoftuar se është në kërkim të të dyshuarit, Fisnik Lajqi, i cili është i kërkuar nga Policia e Kosovës për pesë vepra penale.

Në njoftim thuhet se kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor, raporton Front Online.

Personi i dyshuar është:

FISNIK (BAJRAM) LAJQI i lindur me 13.11.1982, në Pejë.

I dyshuari është i kërkuar për veprat penale si më poshtë:

1- (një) rast për veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”

2-(dy) raste për veprën penale “ Përdorim i Armës apo mjetit të rrezikshëm”

2-(dy) raste për veprën penale “ Lëndim i lehtë trupor dhe përdorim i Armës apo mjetit të rrezikshëm”

I dyshuari i lartcekur kërkohet nga Gjykata Themelore Pejë.

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, çdo të Premte do të publikojë nga një ose më shumë persona në kërkim, për të cilët kërkohet ndihma e qytetarëve me qellim, sjelljen e tyre para drejtësisë.

Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:

– 192 dhe 080019999 (pa pagesë)

– 039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë

– E-mail adresa: [email protected]. /Front Online/

“Petrol Company” ndihmon më shumë se 200 familje për festën e Fitër Bajramit (VIDEO)

Të tjera