×
  • Kronika
  • Kronika

    Policia e sqaron arrestimin e mbrëmshëm: Qytetari ishte arrogant, kërcënoi dhe e ngriti dorën

    FrontOnline
    13 Shtator 2020

    Mbrëmjen e djeshme është arrestuar një person në sheshin “Nënë Tereza” në Prishtinë, pasi që ka qenë pa maskë. Arrestimi i qytetarit ngjalli shumë reagime për mënyrën se si policia veproi ndaj tij.

    Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha sqaron rastin për Indeksonline, ku thotë se të njëjtit iu është tërhequr vërejtja disa herë, por nuk ka përfill urdhërat e zyrtarëve policor, kur atij iu është kerkuar dokumemti i identifikimit nga zyrtaret dhe ka kuptuar se po i shënohet fletëparaqitje sipas ligjit ka filluar të përdorë shprehje ofenduese dhe kercenuese, duke shfaqur poashtu sjellje arrogante kundrejt zyrtarëve policor.

    Më pas ai ka ngritur dorën në drejtim të zyrtarve policor ku të njejtit janë detyruar të përdorin forcën e domosdoshme, proporcionale duarthatë për ta venë nën kontroll të dyshuarin.

    Hoxha thotë se gjatë arrestimit një zyrtar policor ka marrur lendime nga sjelljet e pakontrolluara dhe rezistente nga i dyshuari.

    I dyshuari menjëherë është është shoqëruar në stacionin policor Qendra, për procedura të mëtejme lidhur me rastin e pengimin të personit zyrtar ne kryerjen e detyres zyrtare.

    Lidhur me rastin poashtu janë njoftuar Hetimet Rajonale të Policisë së Kosovës, Inspektorati Policor i Kosovës dhe Prokurori i Shtetit për procedura të mëtejme.

    I dyshuari dergohet në mbajtje per 48 orë.

     

     

     

    Për shkak të punimeve në rrjet në këto zona do ketë ndërprerje të rrymës
    Nga Rubrika
    Kronika19 Prill 2024
    Policia e Kosovës për rajonin e Pejës ka bërë të ditur se ka dënuar një vozitës në Pejë i cili ishte me...
    Kronika19 Prill 2024
    Në 24 orët e  fundit, policia në Suharekë ka konfiskuar dy armë zjarri. Siç bëhet e ditur, në rastin e parë, gjatë ...
    Kronika19 Prill 2024
    Policia e rajonit të Prishtinës, sot në orët e hershme të mëngjesit realizoi një operacion policor që rezultoi me arrestimin e B.B....
    Të tjera
    Lajme19 Prill 2024
    Dora Bakoyannis, shefja e Delegacionit grek në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës (PACE), e cila është po ashtu raportuese për pranimin...
    Vip19 Prill 2024
    Modelja Sara Gjordeni dhe këngëtari Bardhi Idrizi kanë zbuluar lajmin e ëmbël se së shpejti do të bëhen prindër për herë të...
    Lajme19 Prill 2024
    Kryeministri shqiptar i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, ishte ndër mysafirët specialë – krerë shtetesh – që i ftoi presidentja Vjosa Osmani...
    Bota/Rajoni19 Prill 2024
    Opozita ka protestuar sërish përpara Bashkisë së Tiranës, ku kërkohet dorëheqja e kryebashkiakut Erion Veliaj. Protesta nuk ka qenë shumë paqësore, për...
    Lajme19 Prill 2024
    Zëvëndësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka bërë të ditur se është në hartim projekti për zgjerimin e rrugës Istog – Pejë –...
    Lajme19 Prill 2024
    Gjatë vitit 2023 Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur pesëmbëdhjetë aktakuza për krime lufte kundër popullatës civile, sipas raportit “Fillimi...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.