×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia e Kosovës së shpejti me drejtor të ri, MPB shpall konkursin

    FrontOnline
    19 Nëntor 2020

    Policia e Kosovës, shumë shpejtë do ta ketë në krye një drejtor të ri. Të mërkuren Ministria e Punëve të Brendshme ka shpallur konkursin për pozitën e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës i cili do të  jetë i hapur deri më datë 2 dhjetor.

    Në konkurs janë specifikuar të gjitha detajet se kush ka të drejtë ti futet garës.

    Sipas nenit 38 të Ligjit për Policinë që flet për zgjedhjen e drejtorit  thuhet se kandidati duhet të jetë shtetas i Republikës së Kosovës dhe të mos ketë qenë i dënuar për ndonjë vepër penale, të mos jetë i ndëshkuar për shkelje të rëndë disiplinore sipas rregullores disiplinore të policisë apo rregullores së institucioneve tjera shtetërore brenda 10 vjetëve të fundit që është ekuivalente me shkeljet që përcaktohen në rregulloren e disiplinë së Policisë së Kosovës.

    Po ashtu sipas ligjit kandidati duhet të ketë gradën kolonel, nënkolonel ose major së paku pesë vite dhe mos të ketë konflikt interesi me detyrën  si parashihen në Ligjin për Parandalimin e Konfliktit të Interesit në ushtrimin e Funksioneve Publike.

    Secili kandidat për këtë post duhet t’i nënshtrohet verifikimit të sigurisë sipas ligjit të aplikueshëm.

    Aktualisht ushtryes detyre i Drejtorit është Samedin Mehmeti. Ai e mori këtë detyrë pas largimit të Rashit Qalajt.

    Kush janë parakushtet efektivitetit dhe efiçiencës?
    Nga Rubrika
    Lajme20 Prill 2024
    Bashkëpartiakë e opozitë kritikojnë përfshirjen e Kurtit dhe partisë së tij në zgjedhjet në Maqedoni të Veriut Maqedonia e Veriut do të...
    Lajme20 Prill 2024
    omisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mbajë sot mbledhje, me fillim nga ora 14:00. Në rend dite janë aktivitetet e Sekretariatit të...
    Lajme20 Prill 2024
    Mbi 22 për qind është rritur inkasimi këtë vit i Ngrohtores së Kryeqytetit “Termokos”, krahas me vitin paraprak. E këtë vit, në...
    Të tjera
    Lajme20 Prill 2024
    Mëngjesi i së shtunës parashihet më i ftohtë, por se me më shumë intervale me diell. Ditës zhvillohen vransira, që më vonë...
    Lajme20 Prill 2024
    Bashkimi Evropian tha të premten se themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë është urgjente, ndërsa u bëri thirrje...
    Sport19 Prill 2024
    Ndonëse drejtuesit e Barcelonës po insistojnë që Xavi Herandez të mbetet në krye të bankinës së katalonasve, megjithatë, Xavi duket është i...
    Lajme19 Prill 2024
    Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Europian, Viola von Cramon, deklaroi se Prishtina duhet të përmbushë detyrimet e saj nga marrëveshjet me Beogradin,...
    Lajme19 Prill 2024
    Për të shtunën parashikohet të mbajë mot diell dhe vranësira të pakta në orët e para të mëngjesit, më pas pritet shtim...
    Lajme19 Prill 2024
    Miroslav Lajçak së shpejti do ta lë postin e emisarit special të BE’së për Ballkanin Perëndimor dhe ndërmjetësit të dialogut Kosovë -Serbi....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.