×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia e Kosovës prezanton planin për zgjedhjet e së dielës

    FrontOnline
    11 Shkurt 2021

    Drejtori i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti sot ka takuar zyrtar përfaqësues të institucioneve vendore dhe ndërkombëtare si; Kryetaren e KQZ-së, Koordinatoren nacionale nga Prokuroria e Shtetit, Komandantin e KFOR-it, Shefin e EULEX-it, Shefen e Zyrës Rajonale të Sigurisë pranë Ambasadës Amerikane, ICITAP-it Amerikan, përfaqësues të OSBE-së dhe përfaqësues të zyrës së BE-së .

    Ai i ka informuar palët lidhur me planin e policisë së Kosovës për zgjedhjet e parakohshme në Kosovë.

    Ky plan parasheh bashkërendimin dhe koordinimin e aktiviteteve të përbashkëta të parapara sipas Marrëveshjes së Bashkëpunimit në mes të institucioneve kompetente vendore, me qëllim të ofrimit të sigurisë dhe mbarëvajtjes së procesit zgjedhor.
    Ky është njoftimi i plotë:

    Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës z. Samedin Mehmeti së bashku me menaxhmentin e lartë të PK-së, priten në takim zyrtar përfaqësues të institucioneve vendore dhe ndërkombëtare si; Kryetaren e KQZ-së, Koordinatoren nacionale nga Prokuroria e Shtetit, Komandantin e KFOR-it, Shefin e EULEX-it, Shefen e Zyrës Rajonale të Sigurisë pranë Ambasadës Amerikane, ICITAP-it Amerikan, përfaqësues të OSBE-së dhe përfaqësues të zyrës së BE-së .

    Qëllimi i këtij takimi ishte i karakterit njoftues lidhur me implementimin e planit policor për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 14 shkurtit, përmes të cilit Policia e Kosovës synon krijimin e një ambient të sigurt dhe të qetë për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës para, gjatë dhe pas procesit të zgjedhjeve.

    Ky plan parasheh bashkërendimin dhe koordinimin e aktiviteteve të përbashkëta të parapara sipas Marrëveshjes së Bashkëpunimit në mes të institucioneve kompetente vendore, me qëllim të ofrimit të sigurisë dhe mbarëvajtjes së procesit zgjedhor.

    Policia e Kosovës dhe institucionet përgjegjëse treguan përkushtimin drejt angazhimit të tyre në realizimin e detyrave dhe përgjegjësive ligjore në mënyrë profesionale, transparente dhe të paanshme karshi qytetarëve dhe vendit, për t’iu mundësuar ushtrimin e lirë të së drejtës së votës.

    Njëkohësisht institucionet relevante inkurajojnë të gjithë qytetarët që të bashkëpunojnë me Policinë e Kosovës, Prokurorinë e Shtetit, KQZ-në dhe njëherit të raportojnë për çdo rast të kundërligjshëm që ndërlidhet me sigurinë, me procesin zgjedhor apo edhe jashtë tyre.

    Raportimet e juaja do të trajtohen në mënyrë konfidenciale, të njëjtat mund ti adresoni te Prokuroria e Shtetit dhe te Policia e Kosovës.

    Në polici mund të raportoni nga telefonia fikse dhe mobile: 192 ose në adresën elektronike [email protected] si dhe në stacionet më të afërta policore.

    Si t’i përdorni radiatorët e ngrohjes që të kurseni deri në 25% të faturës së rrymës
    Nga Rubrika
    Lajme24 Prill 2024
    Presidentja Vjosa Osmani në 23 vjetorin e vrasjes përkujtoi heroin Ismet Rraci për të cilin ka thënë se ishte patriot, aktivist i...
    Lajme24 Prill 2024
    Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se brenda dy ditëve Qeveria Kurti është kritikuar rëndë në...
    Lajme24 Prill 2024
    Komuna e Prishtinës ka marrë vendim sot për anulimin e orarit të barnatoreve në kryeqytet. Kështu ka bërë të ditur shefi i...
    Të tjera
    Bota/Rajoni24 Prill 2024
    Pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit me qindra dronë dhe raketa balistike, forcat e Netanyahut paralajmëruan se do të “përgjigjen”. Pavarësisht përpjekjeve...
    Kronika24 Prill 2024
    Policia në Vushtrri ka arrestuar vozitësin serb – shtetas i Serbisë, i cili në gjendje të dehur, me veturën e tij me...
    Vip24 Prill 2024
    Adelina Tahiri ditët e fundit u aludua se ishte shtatëzanë, kjo bazuar në fotografitë që postonte. Ajo nuk dha asnjë koment lidhur...
    Lajme24 Prill 2024
    Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialog me Serbinë, Edita Tahiri e ka uruar për datëlindjen e 56 ish-presidentin Hashim Thaçi. Tahiri tha se...
    Kronika24 Prill 2024
    Policia ka gjobitur shoferët që kanë drejtuar automjete të cilat janë të paregjistruara qe më shumë se 30 ditë. Ata janë gjobitur...
    Bota/Rajoni24 Prill 2024
    Ministri teknik i Punëve të Brendshme i Maqedonisë së Veriut, Pançe Toshkovski tha se deri më tani nuk ka pasur shkelje të...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.