×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia e Kosovës: Do ta rrisim prezencën në veri

    FrontOnline
    08 Dhjetor 2022

    Policia e Kosovës, ka njoftuar se do të shtojë numrin e trupave në veri të vendit.

    Kjo, pas vlerësimit dhe rrjedhave aktuale në komunat veriore, transmeton Front Online.

    Përmes, një komunikate për media nga Policia kanë thënë se do të vazhdonë angazhimin e tyre në realizimin e detyrave policore në shërbim të qytetarëve të vendit, komuniteteve pa dallim dhe ofrimin e sigurisë së përgjithshme në gjithë territorin e vendit.

    Komunikata e plotë:

    “Ruajtja e rendit publik, garantimi i sigurisë, mbrojtja e jetës dhe pronës për të gjithë qytetarët pa dallim, janë ndër objektivat kryesore të Policisë së Kosovës.

    Në aspektin operacional policor, Policia e Kosovës ka kapacitete për menaxhimin dhe kontrollin e situatës së sigurisë dhe ruajtjen e rendit në gjithë vendin, si dhe ndërmarrjen e veprimeve për zbatimin e ligjshmërisë në vend, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

    “Prioritet i Policisë së Kosovës është ofrimi i sigurisë për të gjithë qytetarët, andaj duke vlerësuar situatën dhe rrjedhat aktuale në komunat veriore, policia ditëve në vijim do të rris prezencën policore në veri me qëllim të arritjes së objektivave të policisë. Policia e Kosovës në vazhdimësi përcjellë dhe analizon zhvillimet në vend, duke bërë vlerësime profesionale në bazë të të cilave ndërmerr masa të nevojshme, të arsyeshme dhe të ligjshme për zbatimin e ligjit dhe vendimeve të autoriteteve shtetërore të Kosovës. Policia e Kosovës do të vazhdojë angazhimin e saj në realizimin e detyrave policore në shërbim të qytetarëve të vendit, komuniteteve pa dallim dhe ofrimin e sigurisë së përgjithshme në gjithë territorin e vendit”, thuhet në njoftim./Front Online

    Comodita nis 35 kontejnerë me dyshekë për në SHBA
    Nga Rubrika
    Lajme28 Mars 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka takuar sot Delegatin Apostolik të Selisë së Shenjtë për Kosovën, nuncin Jean Marie Speich. Raportet në...
    Lajme28 Mars 2024
    Deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj, është shprehur i bindur se kandidati i tyre Bedri Hamza, do jetë kryeministri i ardhshëm i Kosovës....
    Lajme28 Mars 2024
    Vigjilencë nga institucionet e sigurisë kërkon edhe ish-komandanti i FSK-së, Kadri Kastrati. Ai në një prononcim për Front Online tha se Serbia...
    Të tjera
    Lajme28 Mars 2024
    Shefi i Grupit Parlamentar të PDK’së, Abelard Tahiri, në “Frontal” të T7 ka folur për dështimin e themelimit të Komisionit hetimor parlamentar...
    Lajme28 Mars 2024
    Një situatë si ajo e Banjskës po paralajmërohet se mund të përsëritet. Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka thënë se...
    Sport28 Mars 2024
    Pas formës së mirë dhe golave me Rapid Bukureshtin, Albion Rrahmani pritet që në verë të bëjë hapin e madh, gjë që...
    Sport28 Mars 2024
    Toni Kroos raportohet se ka rënë dakord të rinovojë kontratën me Real Madridin. Kontrata aktuale e mesfushorit skadon në fund të këtij...
    Lajme28 Mars 2024
    Kuvendi i Kosovës ka rrëzuar rezolutën e opozitës për numrin e madh të kontratave njëburimore të nënshkruara gjatë mandatit të Qeverisë Kurti....
    Lajme28 Mars 2024
    Gjykata Evropiane për të Drejta të Njeriut do të jetë derë e re për drejtësi për shtetasit e Kosovës, nëse vendi anëtarësohet...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.