Policia e Kosovës ka dalë me komunikatë për media për mbarëvajtjen e procesit të zgjedhjeve parlamentare në Kosovë.
Siç thotë Policia, “Plani operacional i paraparë për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor, i cili kishte për qëllim ofrimin e sigurisë, mbajtjen e rendit, qetësisë dhe sigurisë publike në vend para, gjatë dhe pas procesit të zgjedhjeve u realizua me sukses në tërë territorin e Republikës së Kosovës”.
Policia e Kosovës ka treguar për shkeljet që janë bërë sot gjatë zgjedhjeve.
“Policia e Kosovës në bashkëpunim dhe koordinim me Prokurorinë e Shtetit, sot ka iniciuar gjashtë (6) raste, prej tyre tri (4) raste të natyrës penale nga kapitulli XVIII i KPRK “Veprat Penale Kundër të Drejtave të Votimit“ dhe dy raste penale “Sulm ndaj personit zyrtar & Kanosje“, me ç ‘rast janë shoqëruar shtatë (7) persona të dyshuar, ku me autorizim të prokurorit katër (4) prej tyre janë dërguar në mbajtje, kurse tre (3) janë liruar në procedurë të rregullt, raste këto të cilat nuk kanë ndikuar në mbarëvajtjen e procesit zgjedhor”, thuhet në njoftim.