×
  • Lajme
  • Kronika
  • Kronika

    Policia e Kosovës konfiskon drogë të llojit Kokainë, arrestohen dy persona

    FrontOnline
    26 Shtator 2021

    Policia e Kosovës, Drejtoria për hetimin e trafikimit me narkotik në Ferizaj, pas hetimit disa mujor dhe aplikimin e masave të veçanta në rastin koduar “ODA”, dje rreth orës 11:45, në rrugën “Adem Jashari” në Han të Elezit, ka ndaluar për kontroll veturën e tipit VË Passat, me targa vendore, ngjyrë kafe, të cilën e drejtonte i dyshuari me iniciale N. L. me pasagjer të dyshuarin B.T.

    “Vetura fillimisht është ndalur nga patrulla policore, mirëpo pasi të dyshuarit kanë vërejtur hetuesit e Antidrogës, vozitësi është nisur më vrull duke ikur nga vendi i ngjarjes.“Patrulla e Policisë dhe hetuesit e Antidrogës janë nisur në ndjekje. Në proces të ikjes me veturën e lartshënuar, në rrugën “Imri Curri “ , pasagjeri ka hedhur nga xhami i veturës një qese të zezë. Pas ndjekjes rreth 1.5 km, në fshatin Paldenicë në Han të Elezit, Patrulla ka arritur të ndal veturën me personat e lartshënuar me iniciale. Gjatë kontrollit të veturës dhe personave, nuk është gjetur asgjë e dyshuar, kurse në rrugën “Imri Curri”, në anën e djathtë të rrugës, në një gropë të hapur, afër rrjetit të ujësjellësit, është gjetur një çorapë e zezë, në brendësi të së cilës gjendej një substancë e bardhë e dyshuar për Kokainë, e mbështjell me qese të tejdukshme najloni”, thuhet në njoftimin e PK-së.

    Personat e lartshënuar janë arrestuar dhe janë dërguar Stacionin Policor në Han të Elezit e pastaj në Ferizaj për procedura të mëtutjeshme policore .

    Në vend ngjarje kanë dal Krim-teknika e (DRP Ferizajt), të cilët kanë fotografuar dhe kanë tërhequr dëshminë për ekzaminim.

    Lidhur me këtë është kontaktuar Prokurori kompetent, në konsultim me të dhe me urdhër të gjykatësit, me qëllim të sigurimit të provave që ndërlidhen me rastin, në Prishtinë nga antidroga e Prishtinës është kontrolluar një banesë. Gjatë kontrollit të banesës nuk është gjetur asgjë e dyshuar, kurse në korridor, në një orman-kuti të postës pa emër është gjetur një peshore digjitale, që dyshohet se është përdorur për matje të substancave narkotike.

    Në cilësinë e provave materiale janë sekuestruar/konfiskuar, dëshmitë si në vijim:

    D#1 – Substancë e dyshuar për narkotikë të llojit Kokainë, me peshë 205.8 gram

    D#2- Telefon i tipit Iphone XR, ngjyrë të kuqe

    D#3 – Telefon i tipit Iphone 8, ngjyrë vjollcë

    D#4- Para: 1 X 100 euro, 1 X5 Euro, 1X10 dinar të Serbisë, 2 X 100 Denar të Maqedonisë

    D#5- Një kartelë e bankës

    D#6 – Një çelës i veturës BMË

    D#7 – Veturë e tipit VË Passat , me targa vendore, ngjyrë kafe

    D#8 – Iphone 11, ngjyrë e zezë,

    D#9 – Një kartelë të bankës

    D#P -Një peshore digjitale, ngjyrë e zezë.

    Policia e Kosovës njësitet e antidrogës në Prishtinë dhe Ferizaj janë duke punuar në identifikimin dhe kapjen edhe të paktën një personi tjetër që dyshohet të jetë i përfshirë në këtë rast.

    Pas intervistimit të dy personave të dyshuarve tani më të arrestuar nga Policia, Prokurori i Shtetit lëshon Aktvendim mbi Ndalimin e tyre për 48 orë, për procedura të mëtejme ligjore.

    Punimet në rrjet, KEDS njofton për vendet që s’do të kenë rrymë
    Nga Rubrika
    Lajme24 Prill 2024
    Kandidati nga Fronti Evropian, Bujar Osmani ka mposhtur në zgjedhjet për president kandidatin e koalicionit VLEN, Arben Taravarin. Sipas rezultateteve preleminare të...
    Bota/Rajoni24 Prill 2024
    Komisioni Shtetëror Zgjedhor në Maqedoninë Veriore (KSHZ) ka nisur të nxjerr rezultatet e para jo-zyrtare për zgjedhjet presidenciale në rrethin e parë,...
    Lajme24 Prill 2024
    Jonathan Hargreaves, ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë është takuar me anëtarët e Komisionit për Punë të Jashtme të Kuvendit të...
    Të tjera
    Bota/Rajoni24 Prill 2024
    Këto janë rezultatet e para të publikuara nga Komisioni Shtetrorë i Zgjedhjeve. Sipas kësaj liste, e para del të jetë Siljanovska nga...
    Lajme24 Prill 2024
    Komiteti i Ministrave i të Këshillit të Evropës më 16 maj do të vendos përfundimisht pro apo kundër anëtarësimit të Kosovës në...
    Bota/Rajoni24 Prill 2024
    Nënkryetarja e LSDM-së Sanja Llukarevska në paraqitjen e saj të parë pas përfundimit të procesit zgjedhor tha se kandidati për president i...
    Lajme24 Prill 2024
    Burri i cili përdori forcë ndaj dy grave në një parking në Prishtinē është arrestuar nga Policia e Kosovës. Në një përgjigje...
    Lajme24 Prill 2024
    Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, është takuar me përfaqësuesit e 27-të vendeve anëtare të BE-së, pjesë e grupit punues të Këshillit të...
    Lajme24 Prill 2024
    Një person ka vdekur në Spitalin Rajonal të Pejës, si pasojë e plagëve të marra nga goditja e një veture. Rasti ka...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.