×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia e Kosovës jep detaje për dorëheqjen e u. d. drejtorit së Prokurimit Vjollca Bala

    FrontOnline
    11 Nëntor 2020

    Policia e Kosovës ka dalë me një sqarim pas publikimit të shkrimit për dorëheqjen e Drejtoreshës së Prokurimit në PK, Vjollca Bala, pas dyshimeve se disa dokumente të prokurimit janë fshirë nga sistemi i brendshëm elektronik i Policisë së Kosovës, PRIMS.

    Në sqarimin e tyre thuhet se Vjollca Balaj ka ofruar dorëheqjen një ditë para se t’i mbarojë data efektive e pozitës.

    Për dyshimet për zhdukjen e dokumenteve, PK thotë se po bashkëpunohet me IPK-në.

    Sqarimi i plotë i tyre:

    Zyrtarja e Policisë së Kosovës znj. V. B. (staf civil), ka qenë duke shërbyer në kuadër të Departamentit për Shërbime Mbështetëse, në pozitën u. d. drejtor i Drejtorisë së Prokurimit, efektive deri më 10.11.2020, mirëpo e njëjta ka ofruar dorëheqje vullnetare (09.11.2020), një ditë para se t’i mbarojë data efektive e pozitës.

    Zyrtarja në fjalë, në dorëheqjen e ofruar ka potencuar disa dyshime të ngritura nga ana e saj, mbi disa parregullsi të cilat ia ka adresuar më parë menaxhmentit të lartë (të mëparshëm) të PK-së dhe disa dyshime, sipas saj, për parregullsi në sistemin PRIMS të PK-së, përfshirë edhe disa adresime të vazhdueshme ndaj mbikëqyrësit të saj.

    Policia e Kosovës përmes zyrtarëve kompetentë ka trajtuar shqetësimet e ngritura për dyshimet e keqpërdorimit të sistemit PRIMS dhe nga të njëjtit, përfshirë menaxherin e projektit, ka rezultuar se nuk ka ndonjë keqpërdorim apo ndonjë qasje të paautorizuar në këtë sistem.

    Vlen të potencohet se tani u. d. drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, z. Samedin Mehmeti, në momentin e pranimit të informacioneve zyrtare me datën (04.11.2020) për të gjitha dyshimet e ngritura nga ana e zyrtares në fjalë, ka ndërmarrë veprimet e menjëhershme ligjore, duke e trajtuar dhe adresuar në mënyrë zyrtare shkresën edhe tek Inspektorati Policor i Kosovës, për trajtim dhe kompetencë të mëtejme.

    Policia e Kosovës, në këtë rast u. d. drejtori i Përgjithshëm i PK-së z. Mehmeti, do të vazhdojë bashkëpunimin me Inspektoratin Policor të Kosovës dhe të gjitha institucionet kompetente për trajtimin dhe hetimin e këtij rasti dhe të gjitha rasteve, kur ngrihen dyshime për keqpërdorime të mundshme.

    Curri: Atdheu dhe Xhuli ia kaluan për shpejtësi të krijimit të lidhjes, Vivien dhe Getinjos (VIDEO)
    Nga Rubrika
    Lajme23 Shtator 2023
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të shtunën ka njoftuar se gjatë vizitës që po zhvillon në Zvicër, ka marrë pjesë në një...
    Lajme23 Shtator 2023
    Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, e cila po qëndron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...
    Lajme23 Shtator 2023
    Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka publikuar të shtunën në Facebook pamje nga punimet në rrugën Prishtinë –...
    Të tjera
    Bota/Rajoni23 Shtator 2023
    Një pjesë e madhe e autostradës në jugperëndim të Suedisë u shemb gjatë natës, duke lënduar tre persona, tha sot policia. Kjo...
    Vip23 Shtator 2023
    Këto ditë në Milano të Italisë po zhvillohet Java e Modës në Milano. Teksa yje të shumtë nga mbarë bota po marrin...
    Vip23 Shtator 2023
    Lirimi dhe Lulja u bën një nga çiftet më të komentuara ditët e fundit. Një ndarje që ngjalli shumë pikëpyetje për ndjekësit...
    Sport23 Shtator 2023
    Manchester United raportohet se ka kontaktuar Zinedine Zidane, të cilin e shohin si pasardhës të Erik ten Hag. Ten Hag nuk e...
    Bota/Rajoni23 Shtator 2023
    Ukraina nisi një tjetër sulm me raketa në Sevastopol këtë mëngjesin e së shtunës, që ndodhet në Krimenë e pushtuar nga rusët....
    Bota/Rajoni23 Shtator 2023
    Vendimi i Iranit për t’ua ndaluar qasjen disa inspektorëve bërthamorë të Kombeve të Bashkuara sugjeron se ky vend nuk është i interesuar...

    FrontOnline, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.