Policia e Kosovës ka konfirmuar të martën se në koordinim me Prokurorinë dhe Qendrën për Punë Sociale, janë duke e trajtuar rastin e 3-vjeçarit, i cili dyshohet se është rrahur në kopshtin “Gëzimi Ynë” në Fushë Kosovë nga edukatoret e këtij institucioni.
Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti, ka folur lidhur me rastin për Front Online.
Ajo ka thënë se nuk mund të japë detaje të tjera deri në përfundimin e fazës fillestare të hetimit.
“Policia në koordinim me prokurorinë, qendrën për punë sociale janë duke u marrë me këtë rast. Për detaje mbesim në kontakt pasi të përfundon faza fillestare e hetimit”, ka thënë ajo.