Lajme

Policia deklarohet për plagosjen me armë te Grandi

Policia deklarohet për plagosjen me armë te Grandi
11:40 | 23 Shkurt 2020

Një person është plagosur pas një mosmarrëveshje mes disa personave dje në Prishtinë.

Një mosmarrëveshje mes disa personave në Prishtinë ka eskaluar deri te përdorimi i armëve të zjarrit.

Dy persona kanë përfunduar në Qendrën Klinike Universitare, ku njëri prej tyre është i plagosur.

Policia njofton se rasti është duke u hetuar.

“Është raportuar e dy viktima meshkuj K/Shqiptar, kanë pranuar trajtim mjekësor në QKUK, pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje janë sulmuar fizikisht nga disa të dyshuar meshkuj K/Shqiptar. Njëri prej tyre është qëlluar me armë zjarri nga i dyshuari mashkull K/Shqiptar, i cili është arrestuar dhe gjatë kontrollit i është gjetur dhe konfiskuar në pistoletë me tre copë fishekë dhe dy gëzhoja ndërsa të dyshuarit tjerë gjenden në arrati. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport.

Bonus dhe Premium Kartela të cilat po i ofron Petrol Company, kartelat më të kërkuara nga klientët

Të tjera