×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia arreston personin që kreu tetë vjedhje në Budakovë të Suharekës

    FrontOnline
    27 Prill 2021

    Në fshatin Budakovë të Suharekës, policia ka pranuar informacion se nga data 20 prill 2021, në këtë fshat u kryen rreth tetë vjedhje nga shtëpitë. Hetuesit policor me profesionalizëm duke bashkëpunuar me qytetarë, shtuan patrullimet dhe vëzhgimet në këtë lokacion duke monitoruar çdo lëvizje e sidomos gjatë natës.

    Me datë 26 prill 2021, në mbrëmje policët hetues vërejtën një automjet të dyshimtë në këtë zonë dhe filluan me verifikimin e tij. Automjeti ishte pronë e një kompanie e cila i jepte me qira (renta) nga Ferizaj.

    Pas verifikimit dhe kontaktimit me kompaninë hetuesit identifikuan edhe personin e dyshimtë i cili e kishte marrë në shfrytëzim. Madje përmes pajisjes GPS verifikuan edhe lëvizjet e fundit, dhe në bazë të lëvizjeve automjeti kishte qenë në të gjitha lokacionet ku ishin kryer vjedhjet.

    Në këtë rast u ndalua i dyshimti P.F i lindur në vitin 1996, dhe u intervistua në praninë e avokatit mbrojtës, i njëjti i pranoj të gjitha veprat penale të cilat i kishte kryer në bashkëpunim edhe me një të dyshuar tjetër i cili tani është i njohur për policinë. Të dyshimtit përdorën automjetin me qira për të kryer vjedhje ne këtë zonë, dhe brenda automjetit policia gjatë kontrollimit gjeti edhe një armë lodër.

    Hetuesit informuan Prokurorin e Shtetit i cili vendosi që i dyshimti të ndalohet në mbajtje në afat prej 48 orë. Rasti është duke u hetuar dhe zyrtarët janë në kërkim edhe të personit tjetër të dyshimtë për të cilin kanë njohuri mbi identitetin e tij.

    Nga Rubrika
    Lajme23 Janar 2025
    Nxënësit nuk përfunduan mësimin, por politikanët nisën fushatën në shkollë. Brenda institucionit arsimor në Gjilan, Lëvizja Vetëvendosje, grave që i pret në...
    Lajme23 Janar 2025
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka takuar të Ngarkuarën me Punë të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Anu...
    Lajme23 Janar 2025
    Britmat e fëmijëve të frikësuar e thirrjet “largohuni”, nuk po e ndalin eskortën e Albin Kurtit. Tetë xhipa të zinj të kryeministrit...
    Të tjera
    Lajme23 Janar 2025
    Britmat e fëmijëve të frikësuar e thirrjet “largohuni”, nuk po e ndalin eskortën e Albin Kurtit. Tetë xhipa të zinj të kryeministrit...
    Vip23 Janar 2025
    Të qeshura ka shkaktuar Driloni, me qasjen e tij ndaj Vullnetit. Ndërsa po shijonin momente në pishinë, Driloni i drejtohej Xhenetës me...
    Vip23 Janar 2025
    Finalistët e Big Brother VIP Kosova 3 këtë të enjte do të hanë darkën e fundit në shtëpinë më të famshme në...
    Zgjedhjet 202523 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Artan Nimani, ka shprehur kënaqësinë e takimit me banorët e Dushkajes, duke...
    Bota/Rajoni23 Janar 2025
    Mungesa e banesave dhe qiratë e larta nuk janë një fenomen i ri në Zvicër. Por studimet e reja zbulojnë pjesët e...
    Bota/Rajoni23 Janar 2025
    Kroacia u ka bërë thirrje qytetarëve të vet që të shtyjnë të gjitha udhëtimet jo esenciale për në Serbi për shkak të...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.