×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Polici në Lezhë tentoi ta përdhunojë, dëshmia e minorenes: Me tha që isha denoncuar

    FrontOnline
    06 Maj 2021

    Abc ka zbardhur dëshminë e të miturës për ngjarjen e 29 prillit kur një efektiv policie në Ishull Lezhë qe duhet të mbroj qytetarët, u kthye në abuzues seksual.

    Të enjten e 29 prillit, 13-vjecarja ka treguar se ishte te dentistja. Për shkak të pacientëve të shumtë, asaj iu desh të priste në radhë, jashtë klinikës.

    “Pranë meje u afrua një punonjës policie. Ai më tha se ndaj meje kishte pasur një denoncim dhe duhet të më shoqëronte për në komisariat për verifikim. Duke i besuar policit, u futa brenda klinikës dentare dhe i kërkova dentistes që të më shtynte orarin,” tregon vajza.

    Dëshmia e vajzës është faktuar edhe nga dentistja e cila është pyetur nga hetuesit.

    Pasi janë larguar nga klinika, 62-vjecari Kol Kola e ka futur vajzën në makinën e punës.  Në mjetin e policisë ndodhej i varur në pasqyrë dokumenti identifikues i efektivit, në sajë të së cilit 13-vjecarja ka mundur të zbulojë identitetin e policit.

    Por makina nuk u ndal në komisariat, por përpara një pallati.  62-vjecari i ka kërkuar vajzës të zbresë e ta ndjekë nga pas.

    Pasi janë futur në banesë, Kol Kola, Ndihmës Specialist i Policimit në Komunitet ka kryer vepra të turpshme dhe ka tentuar ta përdhunojë 13-vjecaren. Por ajo ka mundur ti shpëtojë nga duart efektivit duke u larguar.

    E mitura shkoi menjëherë në banesë dhe i tregoi gjithçka prindërve. Se bashku ju drejtuan komisariatit ku dhe bënë denoncimit. Oficerët e policisë kanë sekuestruar kamerat e bizneseve pranë pallatit. Mësohet se në pamjet filmike vajza shfaqet me efektivin e policisë. Ajo ka qëndruar brenda në banesë rreth 6 minuta.

    Të premten, efektivi del para gjykatës dhe prokurori pritet të kërkojë arrest me burg me akuzën ngacmim seksual.

    Më mirë në Kosovë se në Gjermani
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni28 Mars 2024
    Ajo që tronditi shumë një ekip ndërkombëtar mjekësh që vizitoi një spital në pjesën qendrore të Gazës, ishte numri i madh i...
    Bota/Rajoni28 Mars 2024
    Polonia ka hapur përkohësisht një pikë kufitare me Ukrainën, tha Kievi më 28 mars, përderisa përfaqësuesit qeveritarë u takuan në Varshavë për...
    Bota/Rajoni28 Mars 2024
    Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka marrë pjesë nëpërmjet një lidhje të drejtpërdrejtë ndërsa ndodhet në arrest shtëpiak në aktivitetin dedikuar 15-vjetorit...
    Të tjera
    Lajme28 Mars 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka takuar sot Delegatin Apostolik të Selisë së Shenjtë për Kosovën, nuncin Jean Marie Speich. Raportet në...
    Vip28 Mars 2024
    Aktori i mirënjohur shqiptar, Enver Petrovci, ka qenë para pak ditësh i ftuar në “Show i së premtes” me Adelina Ismailin. Ai...
    Lajme28 Mars 2024
    Deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj, është shprehur i bindur se kandidati i tyre Bedri Hamza, do jetë kryeministri i ardhshëm i Kosovës....
    Lajme28 Mars 2024
    Vigjilencë nga institucionet e sigurisë kërkon edhe ish-komandanti i FSK-së, Kadri Kastrati. Ai në një prononcim për Front Online tha se Serbia...
    Sport28 Mars 2024
    Manchester United raportohet se është i gatshëm të paguajë klauzolën e transferimit të Gleison Bremerit. Mbrojtësi iu bashkua Juventusit në verën e...
    Vip28 Mars 2024
    Aktorja Egla Ceno, ka shkëmbyer një puthje në faqe me moderatorin Meriton Mjekiqi në shtëpinë e “BBVIP”, në sy të të dashurës...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.