×
  • Lajme
  • Lajme

    Polici i plagosur në Prizren kthehet nga Turqia

    FrontOnline
    02 Shtator 2020

    Një polic kishte vdekur dhe një tjetër ishte plagosur në një operacion të Policisë së Kosovës ku shpërtheu eksploziv në fshatin Zhur të Prizrenit.

    Pas 7 muajve nga kjo ngjarje tragjike, vije një lajm i mirë. Policit të plagosur, Artur Mrasori, i cili qëndroi në Turqi për mjekim, tani po kthehet në Kosovë, dhe ngadalë po i vije shikimi.Motra e tij, Qëndresa Mrasori, ka njoftuar përmes një postimi në Facebook, se atij ka filluar t’i kthehet shikimi dhe se nesër Arturi do të vijë në Kosovë, për të vazhduar përsëri më vonë trajtimin mjekësor.

    Postimi i plotë i Qëndresës:

    “Kur Zoti bën mrekulli e ti po kthehesh me dritë në sy përsëri!

    Familjar, miq dhe të gjithë ju që aq shpesh më keni pyet për shëndetin e tij, faleminderit pafundësisht shumë për mbështetjen dhe kujdesin që keni tregu gjatë këtyre muajve plot ankth, mall, lot, lutje dhe shpresë…
    Ju njoftoj që nesër (03.09.2020) në ora 18:00 Arturi pas shtatë muajve qëndrim në Turqi do të kthehet në Kosovë për një pauzë, për të vazhduar përsëri më vonë trajtimin mjekësor.
    Faleminderit mjekëve kujdestarë të QKUK- së që atë natë janari dhanë gjithçka nga vetja për shëndetin e Arturit, faleminderit dhe Policisë së Kosovës për mbështetjen e pakursyer.

    Artur, përkundër gjjthë atyre plagëve luftove nuk u dorëzove dhe në fund ia dole.
    Njerëz sikur ti këtij vendi i japin dritë!
    Mire ardhsh shpirt!”.

    Më mirë në Kosovë se në Gjermani
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni16 Prill 2024
    Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani, e ka uruar Kosovën për kalimin e hapit të parafundit për anëtarësim në Këshillin e...
    Lajme16 Prill 2024
    Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës të martën me 16 prill ka votuar pro për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë. Menjëherë...
    Lajme16 Prill 2024
    Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës ka rekomanduar që Kosova të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës. Ajo miratoi një opinion ligjor...
    Të tjera
    Lajme16 Prill 2024
    Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë shpall konkurs për pranimin e 21 inspektorëve të rinj. Shpalljen e ka publikuar ministria në profilin...
    Lajme16 Prill 2024
    Në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës rreth orës 17:30, ka filluar diskutimi lidhur me raportin për anëtarësimin ose jo të Kosovës...
    Lajme16 Prill 2024
    Në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës rreth orës 17:30, ka filluar diskutimi lidhur me raportin për anëtarësimin ose jo të Kosovës...
    Lajme16 Prill 2024
    Deputetja nga Turqia në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës, Seda Gören Bölük befasoi në diskutimin për anëtarësimin e Kosovës në KiE,...
    Lajme16 Prill 2024
    Në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës rreth orës 17:30, ka filluar diskutimi lidhur me raportin për anëtarësimin ose jo të Kosovës...
    Lajme16 Prill 2024
    Kryesuesi i seancës së Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës ku po diskutohet për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë, ia tërheqi...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.