Një polic në Michigan të SHBA-ve, ka arritur t’ia shpëtojë jetën një foshnjës tri javëshe që po ngufatej, derisa e ëma e saj gati sa nuk e humb vetëdijen nga paniku.

Videoja e publikuar më poshtë shfaq zyrtarin policor Cameron Maciejewski, i cili arrin ta rikthej në jetë vajzën e vogël që ishte ngufatur dhe kishte humbur vetëdijen derisa po pinte qumështin nga shishja e saj, transmeton Telegrafi.

Maciejewski është kapur nga kamera e vendosur brenda veturës zyrtare, se si me qetësi ia çbllokon kanalet e frymëmarrjes foshnjës dhe atë para syve të ëmës së saj – që është një makth për secilin prind që bën gjithçka që fëmija i tij të jetë i sigurtë.

Gjithçka filloi kur policët e Sterling Heights, u telefonuan që të shkojnë me urgjencë në një shtëpi private në Ëaltham.

Videoja është publikuar nga autoritetet e rendit, ku shihet se si polici vrapon në drejtim të ëmës së foshnjës të cilës ia merr nga dora vogëlushen.

Pas disa tentimeve arrin ta shpëtojë, edhe pse në shikim të parë dukej se ekzistonin shumë pak gjasa për mbijetesë. /Telegrafi/