Lajme

Policia arreston sulmuesit që e goditën me grushte e shqelma një vajzë në Pejë

Policia arreston sulmuesit që e goditën me grushte e shqelma një vajzë në Pejë
17:13 | 18 Shtator 2021

Një burrë dhe një grua rrahin një vajzë në Pejë, kështu shihet në një video.

Policia e Kosovës në rajonin e Pejës ka thënë se dy persona janë arrestuar, ndërsa viktima është dërguar në spital për trajtim.

“Rreth orës 14:00 në rrugën Nëna Tereza në Pejë, Policia ka hasur në një rrahje e cila ishte në progres, Ka arrestuar dy persona, viktima është dërguar në spital. Rasti nga Prokurori është cilësuar si lëndim i lehtë. Dy persona janë dërguar në mbajtje”, tha zëdhënësi i Policisë në Pejë, Fadil Gashi.

Një djalë dhe një grua rrahin një vajzë midis Pejës

Prince Caffe: Hape dhe fito preminë kryesore, çdo muaj nga një Fiat 500

Të tjera