×
  • Lajme
  • Lajme

    Policët ende pa sigurime shëndetësore, Veliu thotë se po punojnë që ato të bëhen brenda këtij mandati

    FrontOnline
    23 Shtator 2020

    Të martën në mbrëmje disa policë të Prizrenit u detyruan të shtien me armë zjarri ndaj Besnik Shalës i njohur me nofkën “Qorri” duke e lënë të vdekur. Deri te kjo erdhi pasi i ndjeri kishte rezistuar arrestimin nga ana e Policisë e më pas kishte gjuajtur në drejtim të tyre edhe me armë zjarri.

    Por ky nuk është rasti i vetëm kur zyrtarëve policorë iu rrezikohet jeta. Edhe gjatë pandemisë shumë nga ta u sulmuan fizikisht gjatë kryerjes së detyrës zyrtare nga persona të pandërgjegjshëm.

    Megjithëkëtë, edhe 20 vjet pas themelimit të Policisë, ende zyrtarët policor vazhdojnë të punojnë pa sigurim shëndetësor dhe jetësor, ani se për këtë e ka ngritur zërin vazhdimisht Sindikata e Policisë së Kosovës shkruan gazeta Objektiv.

    Kryetarja e kësaj sindikate, Valbona Kamberi tha për gazetën Objektiv se sigurimi shëndetësor dhe aksidental ka qenë dhe është prioritet për sindikatën që e udhëheq.

    Por sipas saj, kjo nuk gjë nuk është rregulluar nga asnjë qeveri e pasluftës, përkundur premtimeve.

    “Në takimet e fundit me Komisionin Parlamentar për Siguri dhe mbroje kemi marr mbështetje por pa rezultat deri tani. Gjithashtu edhe nga ministri i MPB-së, Agim Veliu dhe Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti na është premtuar se shpejt do të kemi sigurim shëndetësor, por edhe nga cila do qeveri qe ka qenë në pushtet, jemi e vetmja polici ne rajon dhe në botë pa sigurim aksidental dhe shëndetësor edhe pse është një numër i konsiderueshëm me probleme shëndetësore në PK. Edhe nga mosha e cila në mungesë të ligjit për pensionim ata ende punojnë deri në moshën e paraparë për pensionim të rregullt”, tha Kamberi.

    E kryetarja e Komisionit për Siguri dhe Mbrojte, Fatmire Kollçaku tha se për këtë çështje kanë biseduar me sindikatën e Policisë kur janë takuar herën e fundit, por prioritet i tyre kanë qenë disa kërkesa tjera.

    “I kanë paraqitë kërkesat urgjente që kanë qenë pakoja emergjente, pagesa e pakos, shujtat dhe orët shtesë. Ata vet kanë deklaruar që për momentin pajtohen që këto të shqyrtohen, por jo në këtë fazë. Ç’do kërkesë e arsyeshme duhet të merret pararsyesh edhe të shqyrtohet, është e qartë që ata duhet të kenë sigurim shëndetësor, por atë duhet ta kenë edhe gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës Në parim duhet të mbështesim ç’do kërkesë të arsyeshme për ma tepër që vazhdojmë të jemi gjithë të pa sigurim”, theksoi Kollçaku.

    E për t’i bërë sa më shpejt policët me sigurim shëndetësor, ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu tha për Objektivin se janë duke punuar intensivisht.

    “Jemi në proces të rishikimit të Ligjit për Pensionim të parakohshëm edhe Ligjin për Sigurime Shëndetësore. Besojmë që duhet me u inicue, pastaj deri ku mbërrin të shohim, shpresojmë brenda këtij mandati”, tha Veliu

    Ndryshe, nga viti 2000 deri më tani, 21 pjesëtarë të Policisë kanë rënë në detyrë.

    Për shkak të punimeve në rrjet në këto zona do ketë ndërprerje të rrymës
    Nga Rubrika
    Lajme30 Shtator 2023
    Kongresisti amerikan Ritchie Torres, ka reaguar ndaj dislokimit të madh të trupave të Serbisë përgjatë kufirit me Kosovën. Torres në një postim...
    Lajme30 Shtator 2023
    Policia e Kosovës ka bërë me dije se 16 qytetarë kanë kërkuar ndihmë mjekësore si pasojë e tymit, pasi një banesë në...
    Lajme30 Shtator 2023
      Të dielën nga një sulm i një grupi kriminal serb në Banjskë të Zveçanit, mbeti i vrarë rreshteri i Policisë së...
    Të tjera
    Bota/Rajoni30 Shtator 2023
    Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy njoftoi në fjalimin e tij të përnatshëm, të enjten, se Ukraina është anëtare e bordit të guvernatorëve...
    Vip30 Shtator 2023
    Bukuroshja e famshme shqiptare, Emina Çunmulaj është njëra nga fytyrat e dashura televizive. Modelja me prejardhje nga Mali I Zi tash e...
    Lajme30 Shtator 2023
    Ambasadori gjerman në Kosovë Jern Rode tha se qëndrimi i Gjermanisë për sovranitetin e shtetit të Kosovës nuk ka ndryshuar dhe shtoi...
    Lajme30 Shtator 2023
    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, të enjten deklaroi se KFOR-i duhet të marrë në kontroll veriun e Kosovës. Por, i menjëhershëm ka...
    Lajme30 Shtator 2023
    Kryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës, Imer Zeqiri, ka ftuar institucionet që të angazhohen që të paguhen shtesat e rrezikshmërisë për...
    Lajme30 Shtator 2023
    Dy ish-zyrtarët policorë, Lutfi Menxhiqi dhe Lavdim Osmani, të premten, në seancën e rigjykimit janë deklaruar të pafajshëm lidhur me akuzat për...

    FrontOnline, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.