×
  • Lajme
  • Lajme

    Podujevë: Rritet numri i të infektuarve me koronavirus, shkon në 22 numri i të vdekurve

    FrontOnline
    25 Tetor 2020

    Gjatë 24-orëve të fundit, në Komunën e Podujevës është regjistruar një rast i ri me COVID-19.Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, rasti i sotit është nga fshati Llapashticë e Epërme.

    Ndërkaq, në vetëm tre ditët e fundit, 27 persona kanë rezultuar pozitivë për koronavirus në këtë komunë.Se që rastet janë rritur dukshëm në javët e fundit e ka konfirmuar për Llapi.info edhe epidemiologia e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Podujevë, Bedri Rama.

    “Sot një person ka dalë pozitiv për koronavirus. Tani numri i personave aktivë me këtë virus është rritur në 80”, ka thënë Rama.

    Epidemiologia dhe Koordinatorja e Shtabit Emergjent ka thënë se në pritje të rezultateve janë edhe 83 persona.Rasti i parë në këtë komunë ishte konfirmuar më 15 mars, derisa edhe viktima e parë në Kosovë, sipas IKSHPK-së, ka qenë nga po kjo komunë. Deri më tani janë raportuar 22 viktima. Që nga fillimi i pandemisë janë testuar rreth 2700 persona nga Podujeva. Prej tyre, rreth 700 kanë rezultuar pozitivë, ndërkohë që mbi 600 tashmë janë shpallur të shëruar.

    Në mbledhjen Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi i Komunës së Podujevës (KKSB), të mbajtur ditë më parë, është thënë se 4 mësimdhënës dhe 3 nxënës janë infektuar me virusin korona.Si pasojë e mosrespektimit të masave anti-covid, Policia e Podujevës ka gjobitur 1 mijë 168 qytetarë. Kështu ka thënë edhe komandanti i Stacionit Policor.

    Në anën tjetër, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës tha se në 24 orët e fundit ka regjistruar 186 raste të reja pozitive me koronavirus, pas testimit të 1.049 mostrave.Brenda 24 orëve janë raportuar dy raste të vdekjes me COVID-19, duke bërë kështu që numri i viktimave të arrijë në 663.Bazuar në të dhënat e fundit, që prej shfaqjes së rasteve të para me koronavirus në Kosovë më 13 mars, numri i përgjithshëm i të infektuarve ka arritur në 17.943. Ndërkaq, raste aktive, sipas të dhënave të IKSHPK-së janë 2.192.

    Arif Vladi me 17 shkurt në hotel Lake Side
    Nga Rubrika
    Lajme19 Prill 2024
    Deputetja Blerta Deliu – Kodra e ka akuzuar ministren për vjedhje shtetërore në Komisionin për Integrime Evropiane ku raportoi ministrja e Industrisë,...
    Lajme19 Prill 2024
    Në Komisionin për Integrime Evropiane nuk ka kaluar projektligji për tekste shkollore për shkak se nuk ka pasur kuorum. Për të kanë...
    Lajme19 Prill 2024
    Gjykata Themelore në Pejë – Departamenti i Përgjithshëm Penal, ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Pejë për caktimin e masës së...
    Të tjera
    Lajme19 Prill 2024
    Në përkujtim dhe nderim të shqiptarëve të vrarë e të masakruar nga forcat pushtuese serbe gjatë prillit 1999, Kryetari i Kuvendit të...
    Vip19 Prill 2024
    Skena e “Big Brother VIP Kosova 1” duket të mos i ketë mjaftuar për të shuar debatet mes konkurrentëve, pasi reperi i...
    Bota/Rajoni19 Prill 2024
    Prezenca e OSBE-së në Shqipëri dënoi aktet e dhunës gjatë protestës së sotme të opozitës përpara bashkisë së Tiranës. Në një postim...
    Sport19 Prill 2024
    Pas Fabio Cannavaros, ditën e sotme në “Shtëpinë e Futbollit” si i ftuar special nga FSHF ka mbajtur një leksion për kursanët...
    Sport19 Prill 2024
    Rënia e Almerias nga elita e futbollit spanjoll, diçka që ka qenë e pritur për pjesën më të madhe të sezonit, duket...
    Kronika19 Prill 2024
    Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti i Krimeve të Rënda, njofton se ka ngritur aktakuzë, kundër të pandehurit D.Ll., për shkak të veprës...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.