×
  • Lajme
  • Lajme

    Podujevë: Konfirmohen 7 raste të reja me koronavirus, të gjithë pjesëtarë të FSK-së

    FrontOnline
    17 Qershor 2020

    Edhe shtatë raste të reja me koronavirus janë konfirmuar sot në Podujevë.Rastet pozitive janë raste kontakti dhe të njëjtit janë ushtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).

    Kështu ka thënë për Llapi.info epidemiologia e QKMF-së në Podujevë, Bedrie Rama.

    Burimi i infeksionit, sipas Ramës, është një koleg i tyre me vendbanim në Vushtrri. Rama ka deklaruar se sot testime për koronavirus s’ka pasur nga kjo Komunë, ndërsa për rastet pozitive ka shtuar se testimi i tyre është bërë në Prishtinë.“Shtatë raste të reja me COVID-19 nga Podujeva janë konfirmuar sot. Të njëjtit janë testuar në Prishtinë dhe punojnë në FSK. Personat pozitivë janë ushtarë në Forcën e Sigurisë. Sipas informatave të njëjtit janë infektuar nga një koleg i tyre nga Vushtrria. Nesër do t’i gjurmojnë dhe identifikojmë rastet e kontakteve të personave që sot kanë rezultuar pozitivë”, ka shtuar Rama.

    Rama ka theksuar se në Podujevë ka shkuar në 18 numri i rasteve aktive me virusin korona.

    “Me rastet e sotme ka shkuar në 18 numri i rasteve aktive nga Komuna e Podujevës. Momentalisht të gjithë të infektuarit janë me gjendje të mirë dhe stabile”, ka thënë ajo.Epidemiologia Rama ka apeluar sërish tek qytetarët që t’u përmbahen rekomandimeve të IKSHPK-së, duke ruajtur distancën, t’i pastrojnë duart dhe t’i përdorin maskat mbrojtëse.Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të mërkurën ka regjistruar 77 raste të reja me koronaviurs në Kosovë. Përveç rasteve të reja, sot nuk është bërë e ditur për ndonjë pacient të shëruar.Sipas të dhënave të fundit, në Kosovë, që prej shfaqjes së rasteve të para me koronavirus më 13 mars, e deri më tash, janë regjistruar 1.833 raste, prej tyre, 34 pacientë kanë vdekur.

    KEDS njofton se këto vende do të mbesin pa rrymë
    Nga Rubrika
    Lajme28 Nëntor 2023
    Sot, në pritjen e organizuar nga Baroness Blake për nderë të Ditës së Falmurit Kombëtar, ambasadori i Republikës së Kosovës, në Britani,...
    Lajme28 Nëntor 2023
    Banorët e Fushë Kosovës kanë mbetur pa ujë që gjashtë orë, të martën, më 28 Nëntor në ditë feste. Kështu i tha...
    Lajme28 Nëntor 2023
    Gjykata Themelore në Gjakovë ia ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh zyrtarit policor, E.S., që dyshohet për kryerjen...
    Të tjera
    Vip28 Nëntor 2023
    Vesa Vllasaliu, ish banorja e BBVK , me të rrëfyer historinë e tradhëtisë së të fejuarit të saj Mërgimit, e bëri atë...
    Lajme28 Nëntor 2023
    Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell, tha se në takimin e ministrave të Jashtëm të NATO-s në sesion paraprak kanë folur...
    Lajme28 Nëntor 2023
    Për historinë e shtetit shqiptar, të rinjtë e Kosovës dhe Shqipërisë janë të informuar. Kështu po thotë në një rrëfim për Front...
    Sport28 Nëntor 2023
    Drita ka ndarë rrugët me trajnerin grek Akis Vavalis pas shtatë muajve qëndrim të tij në qytetin e Gjilanit. Humbja nga Prishtina...
    Lajme28 Nëntor 2023
    Siguria ushqimore në lëvizjen e lirë të kafshëve në vendet kufitare për të eliminuar sëmundjet e transmetueshme, por nga ana tjetër tregu...
    Lajme28 Nëntor 2023
    Sekretari i Shtetit Amerikan, Antony J. Blinken, ka uruar qeverinë dhe popullin shqiptar me rastin e 111-vjetorit të Pavarësisë. Përmes një deklarate...

    FrontOnline, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.