Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar ka njoftuar se Komuna e Podujevës ka dhënë në shfrytëzim afatgjatë pronën e paluajtshme për ndërtimin e Spitalit të Përgjithshëm të Podujevës për Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, raporton Express.
Kontrata është nënshkruar sot nga drejtori i përgjithsnëm i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, Basri Sejdiu dhe ushtruesi i detyrës së kryetarit të Komunës së Podujevës, Nexhmi Rudari.
Në ceremoninë e nënshkrimit të kësaj marrëveshje ka marrë pjesë edhe Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj dhe deputetët e Kuvendit të Kosovës që vijnë nga Komuna e Podujevës.
“Parashihet që ShSKUK të hartoj projektin zbatues dhe të ndërtojë objektin e ri të Spitalit të Përgjithshëm në Komunën e Podujevës, si dhe ndërmerr të gjitha veprimet e nevojshme për funksionalizimin e tij. Pas funksionalizimit, i njëjti organizohet, mirëmbahet, menaxhohet dhe administrohet nga SHSKUK, konform legjislacionit përkatës në fuqi”, thuhet në njoftimi.

Të tjera
-
08:49 | 05 Korrik 2022
-
08:47 | 05 Korrik 2022
-
08:44 | 05 Korrik 2022
-
08:39 | 05 Korrik 2022
-
08:30 | 05 Korrik 2022
-
08:29 | 05 Korrik 2022
-
08:25 | 05 Korrik 2022
-
08:18 | 05 Korrik 2022
-
08:16 | 05 Korrik 2022
-
08:08 | 05 Korrik 2022
-
07:57 | 05 Korrik 2022
-
07:52 | 05 Korrik 2022