Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi përmes një postimi ka lajmëruar qytetarët se tashmë kanë kaluar në zonën e verdhë, sa i përket rrezikshmërisë për koronavirus.
Bulliqi ka njoftuar se me këtë kalim hiqet edhe kufizimi i lëvizjes së qytetarëve.
Tutje Bulliqi ka kërkuar nga qytetarët që të vazhdojnë të respektojnë masat kundër koronavirusit.
Postimi i plotë i Bulliqit:
Të dashur qytetarë
Ministria e Shëndetësisë ka bërë sot kategorizimin e ri të komunave, sipas numrit të personave të infektuar me coronavirus.
Pas rënies së numrit të të infektuarve në komunën tonë, me vendimin e ri të Ministrisë së Shëndetësisë, Komuna e Podujevës është larguar nga zona e kuqe, duke kaluar kështu në zonën e verdhë.
Me këtë (kalimin në zonën e verdhë) hiqet kufizimi i lëvizjes së qytetarëve.
Ju lusim të vazhdoni të respektoni masat e vendosura nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike!
Mbani maskën!
Mbani distancën!
Mbani higjienën!

Të tjera
-
22:09 | 22 Shkurt 2021
-
22:05 | 22 Shkurt 2021
-
21:56 | 22 Shkurt 2021
-
21:52 | 22 Shkurt 2021
-
21:40 | 22 Shkurt 2021
-
21:38 | 22 Shkurt 2021
-
21:34 | 22 Shkurt 2021
-
21:31 | 22 Shkurt 2021
-
21:24 | 22 Shkurt 2021
-
21:20 | 22 Shkurt 2021
-
21:18 | 22 Shkurt 2021
-
21:14 | 22 Shkurt 2021