Gjuha:
×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Po fliste me një infermiere, Biden nuk mban dot lotët – kujton djalin e tij që vdiq nga kanceri

    FrontOnline
    2 vite më parë

    Joe Biden fshiu lotët pasi foli me një infermiere të Kujdesit Intensiv në lidhje me nëntë muajt e saj të fundit duke trajtuar pacientë me COVID-19 ndërsa zbuloi se stafi në spitalin e saj ende nuk kanë pajisje të mjaftueshme dhe se ajo kurrë nuk ka qenë në gjendje të bëjë një test për coronavirus.

    Sipas medieve të huaja,  presidenti i zgjedhur po zhvillonte një takim virtual me punëtorët e vijës së frontit nga një teatër në Delaware të mërkurën, të cilin ai e përdori si një mundësi “për të marrë në shënjestër” administratën Trump për dështimin e tyre për t’iu përgjigjur thirrjeve të infermierëve për ndihmë.

    Sidoqoftë, Biden, i cili tha se ai kaloi kohë ‘të konsiderueshme’ në njësitë e Kujdesit Intensiv ndërsa djali i tij i ndjerë Beau luftonte me kancerin e trurit, u prek ndërsa dëgjoi rrëfimin e Mary Turner.

    “Ju më keni emocionuar”, i ka thënë Biden, asaj.

    Biden kaloi disa muaj duke vizituar djalin e tij të ndjerë në njësitë e Kujdesit Intensiv ndërsa ai luftonte me kancerin e trurit para vdekjes së Beau në vitin 2015. Presidenti i zgjedhur dhe Beau janë fotografuar këtu së bashku në vitin 2008

    Turner kishte folur me lot për ankthin e infermierëve ndërsa rastet e coronavirusit në të gjithë vendin rriten dhe sistemet spitalore fillojnë të mbingarkohen.

    “Tani për tani, infeksionet me COVID-19 po rriten në të gjithë Minesotën dhe vendin. Unë ju them se spitalet tona janë të tejmbushura me pacientë me COVID dhe ne nuk jemi të përgatitur. Ne nuk kemi burimet e nevojshme për të mbajtur të sigurt pacientët dhe punëtorët tanë”, tha Turner.

    Ajo i tha Biden se ata ishin duke parë një ‘rënie të shpejtë të numrit të shtretërve spitalorë’ dhe foli për dëmet mendore që pandemia u kishte shkaktuar tashmë stafit.

    Ajo gjithashtu i dha një paralajmërim të ashpër atij se veprimi është i nevojshëm tani për të ndihmuar ata që kujdesen për pacientët me coronavirus gjatë muajve të dimrit.

    Ndërkohë Biden ka thënë se ‘kushdo që kaloi kohë të konsiderueshme në Kujdes Intensiv, ashtu si unë për muaj të tërë, … vëzhgoi tendosjen e jashtëzakonshme mendore të infermierëve në njësitë e Kujdesit Intensiv’, shtoi ai, duke iu referuar kohës që kishte kaluar me djalin e tij.

    Beau Biden kaloi ditët e fundit të jetës së tij në qendrën mjekësore para se të vdesë në vitin 2015.

    Biden u takua me katër punëtorë të vijës së frontit gjithsej të mërkurën gjatë një diskutimi gati një orë, përfshirë Turner, një zjarrfikës, një punëtor i shtëpisë së kujdesit dhe një mësues, ndërsa diskutuan përvojat e tyre gjatë pandemisë.

     

    Menaxho shpenzimet dhe fito zbritje me aplikacionin e Petrol Company
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni01 Prill 2023
    Jeton Ismaili, është gazetar në Luginën e Preshevës që tash e sa vjet përcjell sektorin e e politikës. Ai ka thënë zor...
    Bota/Rajoni01 Prill 2023
    Në Mal të Zi nesër mbahet balotazhi i zgjedhjeve presidenciale, në të cilat presidenti në detyrë, Milo Gjukanoviq përballet me një sfidë...
    Bota/Rajoni01 Prill 2023
    Kryetari i komunës së Bujanocit, Nagip Arifi duke komentuar zhvillimet e fundit politike në Kosovë, saktësisht “ujdin” e Kosovës dhe Serbisë, bazuar...
    Të tjera
    Bota/Rajoni01 Prill 2023
    Në Mal të Zi nesër mbahet balotazhi i zgjedhjeve presidenciale, në të cilat presidenti në detyrë, Milo Gjukanoviq përballet me një sfidë...
    Vip01 Prill 2023
    Konkurrentja e edicionit të dytë të Big Brother VIP Albania, Olta Gixhari, ka vendosur që sonte të lërë lojën. Ajo ka deklaruar...
    Bota/Rajoni01 Prill 2023
    Kryetari i komunës së Bujanocit, Nagip Arifi duke komentuar zhvillimet e fundit politike në Kosovë, saktësisht “ujdin” e Kosovës dhe Serbisë, bazuar...
    Lajme01 Prill 2023
    Profesori në Universitetin John Hopkins, Edward Joseph ka thënë se në rast të dështimit të marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë, do të...
    Vip01 Prill 2023
    Arbana Osmani e nisi mbrëmjen e sotme spektaklin e “Big Brother VIP” duke njoftuar se të gjithë banorët, përpos njërës, kanë vendosur...
    Vip01 Prill 2023
    Sot banorët janë sfiduar për të zgjedhur nëse është e vërtetë apo jo, informatat jashtë “BBVA”. Njëra nga to ishte se Kevin...

    FrontOnline, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.