Gjuha:
×
  • Lajme
  • Lajme

    Po e kërkojnë shkarkimin e tij, Driton Selmanaj thyen “heshtjen”- flet për Front Online

    FrontOnline
    2 vite më parë

    Zëvendëskryeministri i Kosovës Driton Selmanaj mbrëmë në një emision televiziv duke folur për të pagjeturit ka thënë “mjaft më se jemi lodhur me përdorimin e temave tepër të ndjeshme për qëllime tejet të ulëta politike”.

    E lidhur me deklaratën e tij kanë reaguar Lëvizja Vetëvendosje e po ashtu edhe shoqëria civile të cilët po kërkojnë dorëheqjen e tij, shkruan Front Online.

    Ish-ministrja e Drejtësisë nga radhët e VV-së, Albulena Haxhiu përmes një postimi në profilin e saj në Facebook, ka shkruar se Driton Selmanaj duhet të shkarkohet sa më parë e pas tij edhe Qeveria.

    Front Online lidhur me këtë kërkesë të VV-së ka kërkuar përgjigje nga zëvendëskryeministri Driton Selmanaj.

    Selmanaj për Front Online ka thënë se fushata e VV-së ndaj tij është e turpshme dhe e pamoralshme.

    Mirëpo, nuk ka dhënë përgjigje se a do të jep dorëheqje apo jo.

    “E turpshme dhe e pamoralshme fushata e VV-së, ndaj meje. Sa ishin në Qeveri, kryeministri i tyre thoshte që ne heqim nga tavolina e bisedimeve me Serbinë kushtin për të zbardhur fatin e të pagjeturve . Qeveria Hoti këtë temë që prek gjithsecilin prej nesh e ka ngrit si prioritet në Bruksel, Paris, Washington e Berlin dhe do të vazhdojë me përkushtimin dhe sinqeritetin me të plotë”, ka thënë ai.

    Selmanaj ka pohuar se Vetëvendosja po shfrytëzon viktimat dhe se kjo është future si pjesë e kulturës së tyre e që është për të ardhur keq.

    “Lufta politike e Kurtit dhe VV-së duke shfrytëzuar viktimat dhe fatkeqësitë kombëtare kundër të tjerëve që është fut si pjesë e kulturës së tyre është për të ardhur keq dhe tregon që nuk kursen asgjë dhe askë për të arritur qëllimet e tyre politike”, ka deklaruar Selmanaj.

    Ai, ka thënë se me përgjegjësinë më të lartë e konfirmon se asnjëherë nuk e ka thënë atë që po e thonë në VV.

    “Unë me përgjegjësinë më të lartë morale e konfirmoj se asnjëherë nuk kam thënë atë që VV-ja falsifikoi turpshëm në opinion”, ka thënë Selmanaj./FrontOnline/

    Edoni i shokuar teksa Lugati i tregon diçka për Artanin
    Nga Rubrika
    Lajme21 Mars 2023
    Me moton “Pyje të shëndetshme për njerëz të shëndetshëm” sot në Parkun e Gërmisë në Prishtinë u shënua Dita Ndërkombëtare e Pyjeve....
    Lajme21 Mars 2023
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se Dita Ndërkombëtare e Sindromës Down është në funksion të promovimit të ndërgjegjësimit, pranimit dhe...
    Lajme21 Mars 2023
    Sekretari i shtetit në Minsitri të Mbrojtjes së Serbisë, Nemanja Staroviq, ka reaguar pasi kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se presidenti...
    Të tjera
    Lajme21 Mars 2023
    Komandati i KFOR-it, Angelo Michele Ristuccia, sot është takuar me shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Serbisë, Milan...
    Bota/Rajoni21 Mars 2023
    Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, priti sot një delegacion të përbërë nga kryetarë të komunave arbëreshe. Gjatë takimit, Begaj ka folur për...
    Vip21 Mars 2023
    Faqja zyrtare e Luiz Ejllit në Instagram nuk ka më atë emër. Këngëtari ka arritur deri në 637 mijë ndjekës në këtë...
    Bota/Rajoni21 Mars 2023
    Mjekët në spitalet anembanë Gjermanisë dolën sot në protestë në mbështetje të kërkesave për paga më të larta dhe përmirësim të kushteve...
    Lajme21 Mars 2023
    Ish-ministri i Financave, Avdullah Hoti, përmes një reagimi në Facebook ka thënë se mjetet e investuara në Trustin pensional janë pa ‘zot’....
    Bota/Rajoni21 Mars 2023
    Një tërmet shumë i fortë ka goditur Agfanistanin pak minuta më parë. Forca e tërmetit ka qenë me magnitudë 6.5. Epiqendra e...

    FrontOnline, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.