×
  • Lajme
  • Lajme

    Po akuzohet për sulm seksual, Numan Baliq thotë se rasti i tij është montuar nga politika

    FrontOnline
    11 Nëntor 2020

    Në seancën e shqyrtimit të dytë, i akuzuari Numan Balic deklaroi se është plotësisht i pafajshëm për veprën penale që akuzohet dhe theksoi se kjo çështje është një shpifje ordinere dhe një skenarë i përgatitur nga vetë e dëmtuara.

    Prokuroria Themelore në Pejë, po e akuzon Numan Baliq se më 12 gusht të këtij viti, në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, pikërisht në zyrën e tij, ka kryer veprën penale ‘‘sulm seksual’’, ndaj viktimës A.I., e cila ishte nënë dhe shoqëruese e fëmijësh gjashtë muajsh të shtruar në këtë spital

    Një deklaratë të tillë, i akuzuari Balic, e ka dhënë në seancën e shqyrtimit të dytë, të mbajtur të mërkurën, në Gjykatën Themelore në Pejë, raporton ‘‘Betimi për Drejtësi’’.

    Edhe pse mbrojtësja e të akuzuarit, avokatja Aurora Mulhaxha, deklaroi se mbetet pranë kërkesën për hudhje të aktakuzës dhe kundërshtim të provave të dorëzuar me shkrim më 8 tetor të këtij viti, e njëjta kërkoi që të i jepet mundësia vetë të akuzuarit që në këtë seancë të deklarohet, me qëllim të shtimit të disa pikave në kundërshtim të akuzës.

    Pasiqë gjyqtari i çështjes, Shaqë Curri, ia jepi të drejtën për deklarim të akuzuarit Balic, ky i fundit deklaroi se është i pafajshëm plotësisht dhe se nuk qëndrojnë deklarimet e të dëmtuarës A.I.

    I njëjti shtoi se të dëmtuarën nuk e ka njohura asnjëherë më parë dhe se në natën kritike pikërisht në ora 22:12, ka pasur vetëm bisedë me të dëmtuarën lidhur me sigurimin e një proteze për kuka dhe lidhur me këtë ndihmë e ka telefonuar edhe doktorin kompetent Nazmi Morina.

    Për këtë çështje ai ia dorëzoi gjykatës listingut i siguruar nga telefoni i tij, i cili dëshmon se pikërisht në atë orë, i pandehuri ka biseduar përmes telefonit me doktorin Morina.

    I akuzuari Balic, po ashtu theksoi se kjo çështje penale është e skenuar nga e dëmtuara, roja e spitalit, dhe shumë njerëz të tjerë politikë të cilët qëllim të vetëm kanë eliminimin fizik të tij.

    ‘‘Sa i përket karakterit të çështjes që është ngritur ndaj meje, po du me e theksu që është një shpifje ordinere dhe një skenarë i përgatitur prej pacientes A.I, që unë nuk e njoh dhe nuk e kam parë kurë në jetën time, pastaj roja që ka qenë Ademi, janë njerëz të fuqishëm që janë kundërshtuar politikë, që kanë përkrahje politike nga partitë e mëdha në Prishtinë, që marrin pjesë edhe në Qeverinë aktuale, me qëllim të vetëm të eliminimit fizik të Numan Balliçit, njollosja publike e tij dhe dëmtimi i imazhit i një njeriut që është njohur në krejt Kosovë si një njeri i ndershëm, moralshëm dhe ai që ka kontribuar shumë për shqiptarët dhe Kosovën’’, ka thënë Balic.

    Ndërsa më pas, prokurorja e rastit Lumturije Hoxha, pos që e kundërshtoi kërkesën për hudhje të aktakuzës dhe kundërshtim të provave të dorëzuar nga mbrojtësja e të akuzuarit, e njëjta kërkoi nga i akuzuari që në prokurori, t’i jap emrat e personave të cilit ai po pretendon se po e kërkojnë eliminimin e tij.

    Tutje i akuzuari Numan Balic deklaroi se këto emra do të i jap në prokurori sepse deri tani ka qenë i burgosur dhe nuk ka mundur të marrë këso veprime, duke shtuar se ndër personat në fjalë është prokurori Arben Hoti, kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Pejë, i cili është i ndikuar nga partitë politike si PDK dhe AAK.

    Pas këtyre deklarimeve, gjyqtari Curri konstatoi se ka përfunduar seanca e shqyrtimit të dytë, kurse lidhur me kërkesën për hudhje të aktakuzës dhe kundërshtimin e provave do të vendos me aktvendim me shkrim.

    Kurse prezent në gjykim ishte prokurorja Lumturije Hoxha, i akuzuari Numan Balic me mbrojtësen e tij, avokaten Aurora Mulhaxha, dhe mbrojtësja e viktimave Zymreta Bashiq.

    Sipas aktakuzës 29 shtator 2020 nga Prokuroria Themelore në Pejë, Numan Baliq akuzohet se e 12 gusht 2020, rreth orës 22:00, në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, pikërisht në zyrën e tij, me dashje e në cilësi të profesionistit shëndetësorë duke keqpërdor gjendjen shëndetësore të viktimës A.I, e cyt të njëjtën që ta prek me qëllim seksual pa pëlqimin e saj, përderisa e njëjta në natën kritike e dëmtuara duke qenë nënë dhe shoqëruese e fëmijës 6 muajsh, të hospitalizuar në dhomën numër 5, në repartin e ortopedisë në spitalin e lartcekur.

    Në bazë të këtij dispozitivi përderisa foshnja e viktimës ishte duke u trajtuar për shkak të dëmtimeve në ekstremitete, aty vjen i pandehuri i cili në cilësi të mjekut /kirurg kujdestar, edhe pse nuk punon në atë repart, shkon kinse për ta vizituar foshnjën e viktimës dhe më pas del dhe e fton të dëmtuarën që të shkojë në zyrën e kujdestarisë së tij, për tu konsultuar dhe kinse për udhëzuar dhe për t’ia siguruar aparaturën e nevojshme, dhe e dëmtuara duke mos e njohur por duke e pa të veshur me uniformë mjekësore, shkon pas tij dhe sapo afrohet tek dera e zyrës së kujdestarisë, i pandehuri e kap për dore të djathtë dhe e fut brenda viktimën, e mbyll derën me çelës dhe e ndal rrymën si dhe e mbështet të dëmtuarën tek muri ku më pas i kërkon asaj ta prek dhe tenton ta puthë në qafë duke i thënë ‘‘a ki nevojë për diçka’’, por viktima largohet, ndërsa i pandehuri e kap përsëri dhe e shtrëngon në dorë, pastaj e dëmtuara arrin ta shtyjë nga vetja, ta hap derën dhe të largohet, me ç’ rast kthehet në dhomën numër 5, dhe nga dritarja kërkon ndihmë tek roja e sigurimit, më pas e raporton rastin në Polici.

    Andaj për këto veprime, Numan Baliq akuzohet për veprën penale ‘‘Sulmi Seksual’’, nga neni 229, paragrafi 3, nën paragrafi 3.10, pika 3.10.3, lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së.

    Ambasadori suedez qëndron në Devolli Corporation, viziton njësinë Prince Caffe
    Nga Rubrika
    Lajme23 Shtator 2023
    Eksperti i sigurisë Drizan Shala, tha se nëse KFOR do i mundësojë Vuçiçit që ai të vizitojë Manastirin e Graçanicës, do të...
    Lajme23 Shtator 2023
    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka qëndruar sot për vizitë në Lipjan. Ai atje është takuar me bashkëpartiakët e tij. Këtë Haradinaj...
    Kronika23 Shtator 2023
    Policia në Kaçanik të premten ka arrestuar një të mitur. Të njëjtit i kanë gjetur një revole me 3 copë fishekë. Me...
    Të tjera
    Sport23 Shtator 2023
    Një tribunë e stadiumit me bari artificial në Korishë të Prizrenit është shembur gjatë ditëve të fundit. U përurua në vitin 2019,...
    Vip23 Shtator 2023
    Afrona Dika ditët e fundit po i kalon në një nga ishujt më të pasur të Islandës. Ajo nuk e bëri publike...
    Lajme23 Shtator 2023
    Kreu i Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti, gjatë të premtes ka takuar kandidatët shqiptarë që do të marrin pjesë në zgjedhjet e...
    Bota/Rajoni23 Shtator 2023
    Eksportet e Kinës të dy mineraleve të rralla thelbësore për prodhimin e gjysmëpërçuesve ranë në zero në gusht, një muaj pasi Pekini...
    Bota/Rajoni23 Shtator 2023
    Ushtria e Libanit deklaroi se hodhi gaz lotsjellës ndaj ushtarëve izraelitë në përgjigje të sulmit të këtyre të fundit me bombola tymi...
    Sport23 Shtator 2023
    Vedat Muriqi e ka nisur për mrekulli sfidën mes Gironës dhe Mallorcës. Sulmuesi kosovar vetëm pas katër minutave lojë ka gjetur golin...

    FrontOnline, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.