[wp-story]

Kronika

Plagosje në Prishtinë, kapet i dyshuari

Plagosje në Prishtinë, kapet i dyshuari
11:26 | 05 Shtator 2019

Është arrestuar një i dyshuar në Prishtinë, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje me armë zjarri ka plagosur një person të mërkurën në orët e hershme të mëngjesit.

“Viktima është dërguar në QKUK dhe sipas mjekut është jashtë rrezikut për jetë. Në vendin e ngjarjes janë gjetur tri gëzhoja, ndërsa gjatë kontrollimit të shtëpisë së tij është gjetur një armë zjarri AK-47 me dhjetë fishekë, një gëzhojë dhe një mulli për bluarjen e substancave narkotike”, thuhet në njoftimin e policisë.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje ndërsa hetimet në lidhje me rastin ende po vazhdojnë

“Petrol Company” ul çmimet për 15 %. Ja sa kushton një litër naftë

Të tjera