[wp-story]

Kronika

Plagoset i shumë kërkuar pasi gjuan me armë forcat speciale

Plagoset i shumë kërkuar pasi gjuan me armë forcat speciale
10:11 | 18 Janar 2020

Një 47 vjeçar shumë i kërkuar, me rrezikshmëri të lartë shoqërore, ka mbetur i plagosur në fshatin Hoshtimë të Vlorës, pasi i njëjti në tentativë për t’i ikur policisë, ka shtënë me armë zjarri, duke rrezikuar jetën e tyre.

Në zbatim të planit të masave për kapjen e personave me rrezikshmëri të lartë shoqërore, atyre në kërkim dhe që mbajnë e qarkullojnë me armë zjarri, forcat speciale Renea, Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit, në bashkëpunim me DVP-Vlorë, mëngjesin e sotëm, rreth orës 07:05, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Hoshtima”.

“Duke marrë parasysh rrezikshmërinë e personit, si dhe informacionet që ky shtetas mbante armë zjarri, Forcat Speciale Renea dhe ato të forcës së Posaçme Operacionale, kanë bërë rrethimin e banesës së shtetasit Xhevahir Jonuzi, 47 vjeç, banues në fshatin Hoshtimë. Gjatë vendosjes së perimetrit të sigurisë, 47-vjeçari Jonuzi ka parë forcat e Policisë dhe ka dalë me vrap nga banesa me armë zjarri pistoletë, të cilën e mbante në dorë. Renea i ka bërë thirrje të dorëzohej dhe të hidhte armën e zjarrit, por shtetasi Jonuzi ka hapur zjarr në drejtim të forcave speciale duke rrezikuar jetën e tyre. Në proporcion të drejtë me zjarrin e hapur nga vetë personi, Forcat speciale Renea i janë kundërpërgjigjur për ta neutralizuar dhe gjatë shkëmbimit të zjarrit Xhevahir Jonuzi, mbeti i plagosur në këmbë. Ekipi i Reneas i ka dhënë ndihmën e parë të plagosurit dhe e ka dërguar menjëherë në spital, ku dhe ndodhet jashtë rrez ikut për jetën”, thuhet në një njoftim të policisë.

Sipas policisë, këtë shtetas Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, e ka dënuar me 25 vite burg, për veprën “Vrasja me paramendim”.

Po ndaj këtij shtetasi, në vitin 2018, Gjykata e Vlorës ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”./Front Online/

“Graniti” hap showroom-in e dytë në Prishtinë (VIDEO)

Të tjera