×
  • Lajme
  • Lajme

    Plagjiaturat e ministrave të Arsimit të Shqipërisë e Kosovës, të rinjtë protestë para ambasadave

    FrontOnline
    28 Shtator 2020

    Plagjiaturat e ministrave të Arsimit të Shqipërisë dhe Kosovës nxorën në protestë të rinjtë e “Qëndresës Qytetare” dhe organizatës “Për Rritjen e Cilësisë në Arsim”.

    Të rinjtë protestuan para Ambasadës së Kosovës në Tiranë dhe njëkohësisht ata të Prishtinës, protestuan para Ambasadës Shqiptare.

    “Në krye të arsimit shqiptar qëndrojnë si Ministra Ramë Likaj dhe Evis Kushi, të cilët janë akuzuar nga aktorë të shoqërisë civile dhe media për plagjiaturë. Ndërkaq asnjëherë nuk kanë sqaruar nga ana e tyre çështjen e integritetit të tyre akademik. Të pasurit në krye të arsimit plagjiatorë si Likaj e Kushi përbën papërgjegjshmërinë më të madhe të qeverive të Shqipërisë dhe Kosovës duke pasur parasysh situatën e arsimit në Kosovë e Shqipëri”, u shpreh Migen Qiraxhi.

    Rinia shqiptare duhet të jetë e bashkuar jo vetëm kundra fenomenit të plagjiaturës por edhe për emancipimin e kombit, u shprehen protestuesit

    “Rinia e Kosovë dhe e Shqipërisë duhet të bashkohet kundër çdo lloj vjedhje, kundër çdo lloj gënjeshtre, të kujtdo dhe secilit, për të marrë pozicion të qartë pro emancipimit shoqëror dhe kombëtar. Bashkimi nëpër tubimesh partish apo gjunjëzimi para pushtetarëve nuk i bën dobi kombit shqiptar. Shqiptarëve u duhet bashkimi kundër korrupsionit, kundër hajduteve, kundër gënjeshtrave publike edhe kundër plagjiaturës, për një komb të lirë”, tha më tej Qiraxhi.

    Në përfundim të reagimit u zbulua dhe himni anti-plagjiaturë./abcnews.al/

    Nga Rubrika
    Lajme16 Mars 2025
    Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur në aksin rrugor Pogradec-Qafe Thanë, në afërsi të kryqëzimit të fshatit Mëmëlisht....
    Lajme16 Mars 2025
    Policia në Fushë Kosovë ka identifikuar dhe arrestuar pesë persona të dyshuar të cilët dje kishin tentuar të kryejnë vjedhje në një...
    Lajme16 Mars 2025
    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Koçan të Maqedonisë së Veriut. Si pasojë e shpërthimit të një zjarri brenda një...
    Të tjera
    Bota/Rajoni16 Mars 2025
    Situatë e tensionuar në oborrin e spitalit të Koçanit, ku familjarët me çdo kusht kërkojnë që t’i marrin kufomat e të afërmve...
    Bota/Rajoni16 Mars 2025
    Njëri nga pronarët e klubit të natës “Pulse” është mes të arrestuarve nga autoritetet pas zjarrit tragjik në Koçani që la 59...
    Lajme16 Mars 2025
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të hënën do të ketë takim me Peter Sorensen, përfaqësuesi i BE-së për Dialogun Kosovë-Serbi. Siç njofton...
    Bota/Rajoni16 Mars 2025
    Familjarët e viktimave të cilët humbën jetën si pasojë e zjarrit në një diskotekë në Maqedoninë e Veriut, refuzojnë që trupat e...
    Bota/Rajoni16 Mars 2025
    Mbi 20 persona janë të dyshuar, ndërsa 15 prej tyre janë arrestuar në lidhje me zjarrin që shpërtheu në diskotekën në Koçan,...
    Bota/Rajoni16 Mars 2025
    Të afërmit e viktimave të zjarrit janë mbledhur gjatë gjithë ditës përpara spitaleve dhe zyrave të qytetit në Koçani të Maqedonisë së...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.