×
  • Lajme
  • Lajme

    PK rekomandon suspendimin e tre punonjësve të policisë Prishtinë

    FrontOnline
    18 Mars 2025

    Mitrovicë e Jugut , 18 mars 2025

    Hetuesit e Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK) i kanë rekomanduar Policisë së Kosovës suspendimin për tre zyrtarë policorë në Mitrovicën e Jugut. Informacionet e para për këtë rast IPK i ka pranuar nga Policia e Kosovës ku dyshohet se tre zyrtarë policorë nga Stacioni Policor Jugu në Mitrovicë janë përfshirë në një rast si të dyshuar për veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe “Keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare”.

    Incidenti raportohet të ketë ndodhur në Mitrovicë pas mesnatës së datës 2 mars 2025 kur zyrtarët e dyshuar (jashtë detyrës zyrtare por me uniformë) me veturë private kishin ndaluar një automjet me arsyetimin për një kundërvajtje afër sheshit “Isa Boletini” në Mitrovicë duke arrestuar dhe pas kësaj kishin njoftuar një njësi policore në detyrë dhe kishin shoqëruar në stacion policor njërin nga pasagjerët e veturës së ndaluar.

    Bazuar në hetimet fillestare, hetuesit e IPK-së dyshojnë se njëri nga zyrtarët policorë të përfshirë si të dyshuar në këtë rast ka pasur probleme të natyrës personale me qytetarin e arrestuar. Veprimet hetimore janë duke u ndërmarrë në koordinim me Prokurorinë e Shtetit përderisa rasti trajtohet në procedurë të rregullt. Hetuesit e IPK-së pritet të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore drejt ndriçimit të të gjitha rrethanave për këtë rast.

    Nga Rubrika
    Lajme19 Prill 2025
    Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) ka njoftuar se do të mbajë një konferencë për media të sot nga ora 10:00 deri...
    Lajme19 Prill 2025
    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Sali Zyba, ka folur për FrontOnline pas propozimit të kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli...
    Lajme19 Prill 2025
    Në qytetin e Mitrovicës së Jugut pak orë para mesnatës ka ndodhur një incident me armë zjarri, ku një i dyshuar ka...
    Të tjera
    Bota/Rajoni18 Prill 2025
    Në rrugën magjistrale Kërçovë-Gostivar, gjegjësisht në fshatin Trapçindoll të Maqedonisë së Veriut ka ndodhur një aksident i rëndë komunikacioni ku e kanë...
    Bota/Rajoni18 Prill 2025
    Shtetet e Bashkuara do të tërhiqen nga përpjekjet për të ndërmjetësuar një marrëveshje paqeje mes Rusisë dhe Ukrainës, nëse së shpejti nuk...
    Lajme18 Prill 2025
    Faqja e madhe për lajme ushtarake “SOFREP” e ka ndarë një fotografi të një ushtari britanik dhe një djali të vogël gjatë...
    Lajme18 Prill 2025
    Ministri i Bujqësisë në detyrë, Faton Peci, ka thënë se propozimi i dhënë nga kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, që në qershor...
    Vip18 Prill 2025
    Vetëm një natë përpara finales së madhe të Big Brother VIP Albania 4, emocionet kanë kapluar shtëpinë. Dy prej finalisteve, Egli dhe...
    Vip18 Prill 2025
    Një moment i papritur ka ndodhur në shtëpinë e Big Brother VIP Albania 4. Dyshja e njohur, Gjesti dhe Egli, janë kapur...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.