×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Pjetër Ndrecaj para gjykatës: Në polici e mora vesh se e kam vrarë gruan

    FrontOnline
    02 Shtator 2020

    Të mërkurën, në Gjykatën Themelore në Gjakovë, ka dhënë mbrojtjen e tij i akuzuari për vrasjen e gruas dhe vajzës së tij, Pjetër Ndrecaj.

    I akuzuari Ndrecaj tha se herën e fundit, ditën kritike kur edhe ka ndodhur vrasja, kishte shkuar për ta marrë gruan dhe se me vete kishte një kallashnikov.

    Lexo Edhe:
    A e ka me Lutfi Hazirin, Këshilltari i Hotit: Kërkesa për prekje të territorit thirrje për përmbysje të Kushtetutës
    “Unë me këmbëngulje kam shku me marrë familjen. Kur e kam qel derën e kam pa Valbonën dhe nënën e saj dhe pasi që më ka ra dera kam gjuajtur menjëherë.”, deklaroi i akuzuari Ndrecaj.

    Ai tha se pasi që i ishte përplasur dera, e kur dera ishte hapur herën e dytë, e kishte parë Shkëlzënin, vëllain e të ndjerës, prapa derës.

    Ai shtoi se pas të shtënave me armë dhe derisa kishte shkuar tek një ujë, ku i kishte larë sytë, nuk i kujtohet asgjë.

    Ai tutje tha se në Stacion Policor i kishin thënë se e ka vra gruan e tij, mirëpo se ai ka menduar se e ka vra Shkëlzenin, vëllain e të ndjerës.

    Ndërsa, shtoi se në gjykatë ka dëgjuar se edhe fëmija është vra, raporton “Betimi për Drejtësi”.

    I akuzuari Ndrecaj, në fillim të mbrojtjes së tij, tha se vëllai i të ndjerës kishte dashur ta merrte bashkëshorten e tij në Gjermani.

    Ai gjithashtu tregoi se ka qenë në një nga burgjet në Serbi dhe se ka pasur probleme më pas, për çka edhe është trajtuar tek psikiatri.

    Ndryshe, në fillim të seancës mbrojtësi i të akuzuarit, avokati Ndrecë Dodaj ka propozuar që të bëhet edhe një ekspertizë e re psikiatrike, pasi që ekspertiza e përpiluar nga grupi i ekspertëve, sipas tij, nuk është e plotë dhe nuk është përpiluar në mënyrë strikte siç ka kërkuar gjykata.

    Këtë propozim të avokatit Dodaj e kanë kundërshtuar prokurori Ali Uka dhe përfaqësuesi i autorizuar i palës së dëmtuar, avokati Isa Osdautaj.

    Më pas, trupi gjykues i kryesuar nga gjykatësi Gëzim Pozhegu e ka refuzuar propozimin e avokatit Dodaj, me arsyetimin se e njëjta është e pabazë dhe se ekspertiza e grupit të ekspertëve e ka sqaruar këtë çështje, e se edhe është në harmoni me ekspertizën e bërë në vitin 2018 në një rast tjetër të dhunës në familje.

    Fjala përfundimtare në këtë rast pritet të jepet me 8 shtator, në ora 10:00.

    Ndryshe, Gjykata Themelore në Gjakovë, më 2 nëntor 2018, për vrasje të rëndë dhe armëmbajtje pa leje, e kishte dënuar Ndrecajn me 24 vjet burgim efektiv.

    Ndaj këtij vendimi, kishin bërë ankesë të gjitha palët, përderisa Prokurori i Shtetit dhe pala e dëmtuar kishin kërkuar burgim të përjetshëm, mbrojtja kishte kërkuar një dënim më të butë.

    Por, më 1 mars 2019, Gjykata e Apelit, kishte njoftuar se kishte ndryshuar vendimin e Gjykatës Themelore në Gjakovë dhe Ndrecajn e kishte dënuar me burgim të përjetshëm.

    Në komunikatën e Gjykatës së Apelit thuhej se veprimet e të akuzuarit Ndrecaj janë ri cilësuar si “vrasje e rëndë” nga neni 179, paragrafi 1, nën-paragrafi 1.11., i Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK), dhe ndaj tij është shqiptuar dënimi me burg të përjetshëm.

    Sipas Apelit, gjykata e shkalles së parë, nuk i ka vlerësuar në mënyrë të drejtë rrethanat rënduese, e ato posaçërisht rënduese dhe se këto rrethana mbizotërojnë shumëfish më tepër se ato lehtësuese.

    Mirëpo, më pas Gjykata Supreme e Kosovës e ka kthyer rastin në rigjykim, duke prishur kështu vendimet e Gjykatës Themelore në Gjakovë dhe asaj të Apelit.

    Kolegji i Gjykatës Supreme, kishte gjetur se aktgjykimi i shkallës së parë është i përfshirë me shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale dhe se gjykata e shkallës së dytë, në pranimin e këtyre defekteve, në procedurën e pranimit të fajësisë, ka qenë e detyruar që aktgjykimin ta shqyrtojë dhe ta anulojë atë, e jo të kalojë mbi këtë shkelje, e cila është e pranishme dhe që kushtëzon cilësimin juridik, ngase mund të bëhet fjalë për vrasje të rëndë nga neni 179 par.1 nënp.1.11.të KPK-ës, vetëm nëse dy e më shumë vrasje janë kryer me dashje.

    Sipas aktakuzës, i akuzuari më 7 gusht 2018, në Gjakovë, në shtëpinë e familjes së viktimës, me dashje ka privuar nga jeta bashkëshorten e tij V.N, dhe vajzën e tij K.N.

    Në aktakuzë thuhet se i akuzuari ka shkuar në shtëpinë e vëllezërve të viktimës i armatosur, ku ka qëlluar më pushkën automatike në drejtim të shtëpisë, si dhe ka qëlluar me armë ish-bashkëshorten dhe vajzën e tij, të njëjtat nga plagët e marra kanë ndërruar jetë.

    Prokuroria Themelore Gjakovë ka ngritur aktakuzë ndaj Pjetër Ndrecajt, për shkak të veprës penale “vrasje e rëndë” nga 179 paragrafi 1 nënparagrafi 1.1, 1.3 dhe 1.11 të KPRK-së, dhe për veprën penale “mbajtja në pronësi kontroll ose posedim të pa autorizuar të armëve” nga neni 374 paragrafi 1 të KPRK-së.

    Comodita në panairin M.O.W. po shijon takimet me biznese për mundësi shkëmbimi eksperiencash, rrjetëzimi dhe bashkëpunimi
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni18 Prill 2024
    Uashingtoni e ka konfirmuar dhe ka dhënë një shpjegim se pse ShBA ka vendosur të vë veton ndaj anëtarësimit të Palestinës në...
    Bota/Rajoni18 Prill 2024
    Kandidati për president Donald Trump do të jetë sot sërish në sallën e gjyqit ndërsa procesi për përzgjedhjen e jurisë vazhdon. Zoti...
    Bota/Rajoni18 Prill 2024
    Shqipëria renditet e gjashta në Evropë sa i përket aksidenteve rrugore. EUROSTAT në publikimin e fundit e rendit kështu Shqipërinë, ndërkohë që...
    Të tjera
    Vip18 Prill 2024
    Tashmë është e konfirmuar, Sara Gjordeni dhe Bardhi së shpejti do të bëhen prindër. Lajmi është konfirmuar ekskluzivisht në emisionin e Bora...
    Lajme18 Prill 2024
    Sonte në Prishtinë ka pasur të shtëna armësh, raporton FrontOnline. Lajmin për të shtëna me armë në kryeqytet për FrontOnline e ka...
    Lajme18 Prill 2024
    Eurodeputetja holandeze Tineke Strik, ka reaguar pas maltretimeve që Serbia i bëri shtetasve të Kosovës, të mërkurën, derisa ishin duke udhëtuar transit...
    Bota/Rajoni18 Prill 2024
    Uashingtoni e ka konfirmuar dhe ka dhënë një shpjegim se pse ShBA ka vendosur të vë veton ndaj anëtarësimit të Palestinës në...
    Lajme18 Prill 2024
    Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, është shprehur i ashpër ndaj kryeministrit Albin Kurti. Ai në një moment, Kurtin e quajti argat të...
    Lajme18 Prill 2024
    Ish-ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, gjatë një vizite në Austri, ka takuar disa deputetë të Kuvendit të Austrisë, përfshirë edhe...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.