[wp-story]

Sport

Pjanic, pas transferimit në Barcelonë: “Jam shumë i lumtur, Força Barça!”

Pjanic, pas transferimit në Barcelonë: “Jam shumë i lumtur, Força Barça!”
23:05 | 29 Qershor 2020

Tashmë edhe zyrtarisht, Miralem Pjanic është lojtar i Barcelonës.

Boshnjaku ka kompletuar transferimin nga Juventusi për 60 milionë euro plus 5 bonuse, derisa transferimi ndodhi në marrëveshje shkëmbimi, pasi Arthur Melo la klubin katalunas për “Zonjën e Vjetër”.

Përmes një video, Pjanic është shprehur i lumtur për kalimin në Camp Nou.

“Jam shumë i lumtur. Do të jap gjithçka për këtë klub. Shihemi së shpejti. Força Barça!”.

Barcelona ka njoftuar se Pjanic ka nënshkruar kontratë katër vjeçare, deri në vitin 2024 dhe do të ketë klauzolë 400 milionë euro. /Front Online/

The post Pjanic, pas transferimit në Barcelonë: “Jam shumë i lumtur, Força Barça!” appeared first on Front Online.

Bonus dhe Premium Kartela të cilat po i ofron Petrol Company, kartelat më të kërkuara nga klientët

Të tjera