×
  • Lajme
  • Lajme

    Philip Kosnett kërkon respektimin e vendimit për pronën e Manastirit të Deçanit

    FrontOnline
    26 Janar 2021

    Ambasadori i SHBA-së në Prishtinë Philip Kosnett deklaroi sot se mosbindja ndaj sundimit të ligjit nga disa qeveri të udhëhequra nga parti të ndryshme të Kosovës, vë në pikëpyetje angazhimin e vendit për drejtësi të barabartë.

    Ai në një postim në Facebook ka shkruar se shembull i tillë është rasti i pronësisë së Manastirit të Deçanit.

    “Ne vazhdojmë të jemi dëshmitarë të rasteve në të cilat institucionet e Kosovës kanë dështuar të veprojnë brenda ligjit dhe të zbatojnë vendimet e gjyqësorit. Në vitin 2016, pas shumë vitesh të procedurave gjyqësore, Gjykata Kushtetuese e Kosovës vërtetoi pronësinë e Kishës Ortodokse Serbe mbi disa hektarë tokë. Megjithatë, me mbështetjen e heshtur të zyrtarëve të lartë dhe udhëheqësve të partive – përgjatë disa qeverive të udhëhequra nga parti të ndryshme politike, për gati pesë vjet – zyrtarët kadastralë të nivelit qendror dhe lokal nuk zbatuan vendimin për regjistrimin e ligjshëm të tokës së kishës”, shkruan Kosnett.

    Për më tepër, diplomati amerikan ka thënë se SHBA do të vazhdojë të qëndrojë pranë popullit të Kosovës, për ndërtimin e së ardhmes demokratike dhe se nuk ka kohë për të humbur.

    “Në këtë moment ku vlerat demokratike janë nën sulm në të gjithë botën, unë marr frymëzim nga populli i Kosovës – qëndrueshmëria e tyre, vendosmëria e tyre për t’u përballur me sfidat dhe përkushtimi i tyre për ndërtimin e një demokracie të mbështetur nga respektimi i shtetit ligjor. Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të qëndrojnë me Kosovën dhe popullin e saj ndërsa punojnë për të ndërtuar atë të ardhme demokratike për të gjithë qytetarët e saj. Nuk ka kohë për të humbur”, ka shkruar ndër tjerash diplomati amerikan.

    Ndryshe, Gjykata Kushtetuese në vitin 2016 mori vendim sipas të cilit Manastirit të Deçanit i njihet e drejta e pronësisë për 24 hektarë tokë. Zyrtarë të institucioneve ndërkombëtare në Kosovë, në vazhdimësi kanë bërë thirrje që të respektohet vendimi i Kushtetueses.

    Në vitin 2008, Kuvendi i Kosovës miratoi Ligjin për Zona të Veçanta të Mbrojtura, i cili duhet të sigurojë mbrojtjen e manastireve ortodokse serbe, kishave, vendeve të tjera fetare, si dhe vendeve historike dhe kulturore të një rëndësie të veçantë për komunitetin serb dhe komunitetet tjera në Kosovës. Manastiri i Deçanit është njëra nga zonat e mbrojtura, sipas këtij ligji.

    Afër 6500 banorë të Shalës së Bajgorës përfitojnë nga rrjeti i ri
    Nga Rubrika
    Lajme25 Prill 2024
    Gjatë qëndrimit në Gjermani, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, takoi sot në Berlin, bashkë-drejtuesin e SPD-së gjermane, Lars Klingbeil dhe anëtarin e...
    Lajme25 Prill 2024
    Përfaqësues Alternativ i Shteteve të Bashkuara për Çështjet e Posaçme Politike në Kombet e Bashkuara, Robert Wood, është takuar  më 22 prill...
    Lajme25 Prill 2024
    Shefi i deputetëve të PDK-së, Abelard Tahiri, ka thënë se Vetëvendosja refuzoi të diskutonte në kuvend për raportin e Departamentit Amerikan të...
    Të tjera
    Vip25 Prill 2024
    Sara Gjordeni njoftoi ditë më parë se ajo dhe Bardhi janë në pritje të ëmbël. Ky lajm bëri bujë tejet të madhe...
    Lajme25 Prill 2024
    Dje në Republikën e Maqedonisë së Veriut janë mbajtur zgjedhjet për president të këtij shteti. Në garë ishin shtatë kandidatë për kryetar...
    Vip25 Prill 2024
    Seriali vendor “Çka ka shpija” po vazhdon të jetë një serial shumë i pëlqyer nga publiku shqiptar. Në këtë serial luajnë shumë...
    Sport25 Prill 2024
    Sot janë caktuar zyrtarët e ndeshjeve të xhiros së 31-të të Superligës së futbollit, të cilat do të luhen të shtunën dhe...
    Vip25 Prill 2024
    Lajmin se do të bëhej dajë e mori përgjatë periudhës sa ishte i izoluar në Big Brother VIP Kosova. E tani, Blerando...
    Sport25 Prill 2024
    Futbollisti i Liverpoolit, Joel Matip, është në shënjestër të klubeve italiane, Roma dhe Lazio, teksa përgatitet të largohet nga Reds si lojtar...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.