×
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Pharma Leader: Kjo është e vërteta e tenderit për furnizim me insulina Analoge

    FrontOnline
    19 Tetor 2022

    Kompania “Pharma Leader” përmes një letre publike ka sqaruar procesin e tenderit maratonik për furnizim me insulina analoge

    Letra e plotë e kompanisë “Pharma Leader”:

    Për shkak se në opinion publik janë venë në qarkullim informacione të pasakta, të një anshme, jo profesionale, në kundërshtim të plotë me kodin e etikës, e të cilat kanë për qëllim të vetëm ruajtën e monopolit për furnizim me Insulina, ne si kompani jemi të detyruar ta themi të vërteten e tenderit për furnizim me Insulina të shpallur nga Ministria e Shëndetësisë në vitin 2021.

    Tenderi për furnizim me insulina është hapur më 5 janar 2021, ku në komision të hapjes bazuar në procesverbal kanë qenë: Berat Marmullaku, Besim Bajraktari si dhe zyrtari kryesor i Prokurimit Ismet Hyseni.

     

    Më 22.02.2021 përmes letrës stardarde të dërguar nga Ministria e Shëndetësisë jemi njoftuar se jemi fitues të dy lotëve të këtij tenderi. Për lotin 1 ne jemi shpallur fitues me çmim prej 1,097,467.36 euro, deri sa kompania tjetër në garë “Meditech” kishte ofertuar me 1,144,726.72, apo 47,249 euro më shumë se sa kompania jone.

    Deri sa për lotin 3 kompania “Pharma Leader” ishte shpallur fitues me çmim prej 4,109,006.12, deri sa kompania tjetër që ishte në garë “Meditech” kishte ofertuar me 4,456,908.24, apo 347,902.00 euro më shumë se sa kompania jone.

    Pra, për dy lotët 1 dhe 3 kompania “Pharma Leader” ishte më e lirë për 395,151.00 euro.

    Pas ankesës së Operatorit Ekonomik “Meditech” në zyrën e Prokurimit në Ministrinë e Shëndetësisë, duke shkelur dosjen e tenderit, ligjin dhe udhëzimet në fuqi, komisioni tjetër fitues të këtyre dy lotëve shpalli kompaninë “Meditech” me çmim më të lartë prej 395,151.00 euro në raport me ofertën e kompanisë sonë “Pharma Leader”.

    Të pa kënaqur me vendimin në fjalë dhe bazuar në ligjet ne fuqi kemi kërkuar të drejtën tonë përmes ankesës në zyrën e Prokurimit në Ministrinë e Shëndetësisë dhe më pas në Organin Shqyrtues të Prokurimit, por pavarësisht vendimeve që gjithmonë ishin në favor tonin(Dy vendime te OSHP-se, 3 ekspertiza te eksperteve shqyrtues te OSHP-se) zyra e Prokurimit e Ministrisë së Shëndetësisë nuk e ka shpallur fituese ofertën e kompanisë sonë, por kanë insistuar që fitues të mbajnë kompaninë “Meditech”, duke ruajtur kështu monopolin gati prej dy dekada për furnizim më insulina të shtrenjta.

    Në pamundësi që ta arrijnë qëllimin duke shpallur fitues kompaninë “Meditech” së fundi zyra e Prokurimit ka marrë vendim për anulimin e këtij procesi të prokurimit.

    Në serish për ketë veprim antiligjor jemi ankuar njëherë në ministrinë e Shëndetësisë dhe më pas në Organin Shqyrtues të Prokurimit, ku kjo e fundit ka nxjerr një vendim për aprovim të ankesës sonë, gjobitje të zyrës së prokurimit të ministrisë së Shëndetësisë me 5,000.00 euro si dhe kanë kërkuar që zyrtarit kryesor të Prokurimit t’i revokohet licenca për shkelje të vazhdueshme të Ligjit të Prokurimit, deri sa sipas vendimit të OSHP-së ankesa e Operatorit Ekonomik “Meditech” është refuzuar si e palejuar, pasi që është bërë jashtë afatit ligjor të paraparë.

    Por, ndonëse jemi në ditët e fundit të afatit ligjor për rivlerësim të tenderit, një gjë e tillë ende nuk ka ndodhur, por përkundrazi gjatë kësaj kohe kanë vazhduar sulmet e koordinuara ndaj kompanisë tonë që ne këtë proces prokurimi ka ofertuar më insulinat e prodhuesit të njohur amerikan të Insulinave “Eli Lilly” te cilat janë një prej liderëve në tregun botëror sa i përket cilësisë dhe sigurisë dhe kjo kompani është kompania e pare qe e ka zbuluar dhe patentuar këtë lloj te Insulinave (Insulinat Analoge).

    Grupet kriminale po tentojnë të bëjnë presion publik mbi organet vendimmarrëse, ndonëse bazuar në ligjet në fuqi për ndryshimin e vendimeve të Organit Shqyrtues të Prokurimit kompetente është vetëm Gjykata.

    Thyerja e monopolit të furnizimit me insulina të shtrenjta ka aktivizuar grupet kriminale të cilat duke shkelur ligjet, udhëzimet, kushtetutën e çka do tjetër po tentojnë të vazhdojnë plaçkitjen e buxhetit të shtetit.

    Siç edhe dihet thyerja e monopoleve gjatë viteve të kaluara ka ndikuar direkt në kursimin e buxhetit të shtetit, edhe atëherë grupet e njëjta kriminale ishin munduar të inskenojnë skena nga më të ndryshmet por përpjekjet e tyre kanë rezultuar si të pasuksesshme.

    Andaj si kompani e themi me përgjegjësi të plotë se jemi krenar dhe mburremi se ne kemi arritur të përfaqësojmë dhe të marrim Licence  Importi për të sjell të pacientet kosovare insulinat e prodhuesit të njohur amerikan “Eli Lilly” i cili është lider për cilësi në tregun amerikan dhe atë Evropian, pasi si e tillë kjo është e regjistruar në  EMA – Eurpean Medicines Agency, FDA – Food and Drug Administration, ne te gjitha vendet e BE-se dhe ne shumë vende tjera te botes.

    Kjo Licence Importi është marre bazuar ne Ligjin për Produkte dhe Pajisje Medicinale dhe aktin nënligjor UA 02/2014 I cili është i formuluar ne atë mënyre qe për te importuar nje produkt pa paralel ne mënyre te sakte specifikon kushtet qe duhet ti plotësoje një produkt për te fituar te drejtën e importit, edhe kete duke specifikuar sakte se produkti mund te importohet vetëm nese seria e njëjte e atij produkti eshte ne qarkullim ne BE dhe nuk lejohet nga vendet tjera, me cka sigurohet qe ky produkt I ka kaluar te gjitha filtrat e kontrollit te cilësisë, kualitetit dhe sigurise ne vendet e BE-së per përdorim te pacientet, pra ne ofrojmë produktet me numra serik te njëjte të cilat janë në përdorim në vendet e BE-së.

    Përpos këtij produkti përmes këtij Udhëzimi Administrativ importohen edhe shumë produkte tjera te rëndësisë se veqant për trajtimin e pacientëve.

    P.S: Për të vërtetuar dhe kundershtuar pretendimet që po bëhen për të shkaktuar frikë dhe konfuzion te opinion publik po ju bashkangjesim edhe dy shkresa të dërguara nga Vice Presidenti I kompanisë Elli Lilly & Co. drejtuar Ministrisë së Shëndetësisë ku deklaron se edhe Kosova eshte e përfshirë ne tregun që kjo kompani frunizon.

     

     

    20 mijë qytetarë të Gjakovës bëhen me rrjet të ri
    Nga Rubrika
    Ekonomi18 Prill 2024
    Prokuroria Themelore në Pejë, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur sot aktakuzë kundër tetëmbëdhjetë  personave, për veprat penale nga kapitulli i...
    Ekonomi18 Prill 2024
    Në takim u fol për zhvillimet e fundit në avancimin e sistemit të pagesave si pjesë e projekteve të përbashkëta ndërmjet BB-së...
    Ekonomi17 Prill 2024
    Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Ahmet Ismaili është takuar me drejtorin e Departamentit të Statistikave dhe njëherësh kryestatisticientin e...
    Të tjera
    Sport18 Prill 2024
    Sonte përcaktohet gjysmëfinalisti i fundit i “Play Off-it” në Superligën e Kosovës në basketboll. Sigal Prishtina e Vëllaznimi do të luajnë ndaj...
    Sport18 Prill 2024
    Mesfushori anglez Jude Bellingham ka thënë se në Real Madrid duhet të mësohesh që të pranosh kritikat. Bellingham, mes tjerash thekson se...
    Kronika18 Prill 2024
    Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të Rënda, njofton se ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, për...
    Lajme18 Prill 2024
    Qeveria e Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e 200’të, ku ka miratuar disa projektligje, vendime e kërkesa. Më poshtë gjeni të gjitha...
    Sport18 Prill 2024
    Bazuar në kompetencat e Bordit të Federatës së Basketbollit të Kosovës që dalin nga Statuti i FBK-së, si dhe duke u bazuar...
    Vip18 Prill 2024
    E gjithë kjo ka nisur nga një krahasim i bërë mes dy formateve ‘BBVK’ dhe ‘ BBVA’nga Julian Deda por pa tendencë....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.