×
  • Lajme
  • Lajme

    Pfizer: Ende jemi në diskutime me Kosovën për furnizim me vaksina

    FrontOnline
    19 Shkurt 2021

    Kompania Pfizer/BioNtech ende është në diskutime me Qeverinë në detyrë të Kosovës për furnizim me vaksina kundër koronavirusit.

    Kjo është konfirmuar për Radion Evropa e Lirë, nga ana e kompanisë Pfizer.

    “Ende jemi në diskutime me Qeverinë në Kosovë për të siguruar qasje në vaksinë. Bisedat janë të fshehta dhe nuk kemi ndonjë informacion për të kumtuar aktualisht”, ka thënë për REL-in, Ursa Lakner, një zyrtare e lartë e kompanisë Pfizer.

    Ministria e Shëndetësisë në Kosovë, në fillim të muajit janar, pati njoftuar se ka marrë konfirmim nga kompania amerikane, Pfizer, për sigurimin e 535,000 vaksinave kundër koronavirusit.

    Më 19 shkurt, Ministria e Shëndetësisë nuk ka njoftuar për ndonjë datë të saktë se kur mund të arrijnë në Kosovë vaksinat Pfizer/BioNTech dhe AstraZeneca, edhe pse ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj, kishte paralajmëruar se ardhja e tyre mund të pritet në shkurt.

    Vaksinën e AstraZenecas dhe Oxfordit kundër koronavirusit, Kosova pritet ta marrë falas përmes programit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, COVAX, që ka për qëllim të shpërndajë vaksina në vende të varfra.

    Kosova pret të marrë nga COVAX-i rreth 100.800 doza të kësaj vaksine.

    Koalicioni për Inovacionet e Përgatitjes Epidemike (CEPI), Aleanca për Vaksina (GAVI), dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), si bashkudhëheqëse të programit ndërkombëtar COVAX, ka njoftuar se planifikon të nisë dërgesën e parë në muajin mars. Por, disa dërgesa do të bëhen edhe në fund të muajit shkurt, tek ato shtete që i kanë plotësuar kriteret.

    Ndryshe nga Kosova, në disa shtete të rajonit, tashmë ka filluar procesi i vaksinimit kundër COVID 19.

    Në Shqipëri, vaksinimi ka filluar më 11 janar me doza të vaksinës nga kompania farmaceutike amerikane, Pfizer. Më 16 shkurt, Shqipëria morri edhe 7,020 doza të Pfizer-it.

    Në Maqedoninë e Veriut, të mërkurën më 17 shkurt ka nisur vaksinimi kundër COVID-19 i punonjësve shëndetësorë, me vaksinat e dhuruara nga Qeveria e Serbisë.

    Serbia, ndërkaq, ka vaksinuar mbi një milion njerëz. Ky shtet në fund të muajit dhjetor ka nisur vaksinimin e popullatës së tij kundër koronavirusit, duke përdorur vaksinën e kompanive Pfizer/BioNTech, e pastaj edhe vaksinën ruse Sputnik V dhe atë kineze, SinoPharm.

    Të premten ky vend njoftoi për një marrëveshje të re me kompaninë Pfizer përmes së cilës do të furnizohet edhe me mbi dy milionë doza të vaksinës.

    Të mërkurën, më 17 janar në Mal të Zi ka mbërritur kontigjenti i parë me vaksina kundër koronavirusit, të cilat janë dhuratë nga Serbia.

    Në fund të dhjetorit, Serbia shpërndau vaksina në veri të Kosovës, ku jeton popullata me shumicë serbe.

    Prince Coffee House tani edhe në Lipjan
    Nga Rubrika
    Lajme17 Prill 2024
    Presidenti i Kroacisë Zoran Milanoviq është shprehur sot e mbështet anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës pavarësisht se Presidenti i Serbisë...
    Lajme17 Prill 2024
    Deputetja nga Lista Guxo, Jeta Statovci, bllokimin e qindra qytetarëve në pikat kufitare nga autoritetet serbe, e ka cilësuar si sinjal pasqyrues...
    Lajme17 Prill 2024
    Ambasadori dhe përfaqësuesi i Shqipërisë pranë Këshillit të Evropës (KiE), Dastid Koreshi, ka vlerësuar se një koordinim i jashtëzakonshëm dhe punë intensive...
    Të tjera
    Bota/Rajoni17 Prill 2024
    Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka deklaruar se 14 shqiptarë të rinj nga Bunajovci, janë ndaluar në pikën kufitare...
    Sport17 Prill 2024
    Real Madridi ka arritur të kalojë në epërsi ndaj Manchester Cityt. Ishte Rodrygo i cili shënoi në minutën e 12-të të ndeshjes....
    Kronika17 Prill 2024
    Një person është arrestuar lidhur me rastin tragjik të vdekjes së 23-vjeçares ukrainase, Olena Kozii në autostradën “Arbën Xhaferi”, në muajin shkurt....
    Lajme17 Prill 2024
    Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se dhjetë (10) pjesëtarë të Policisë së Kosovës janë në mesin e të ndaluarve nga...
    Vip17 Prill 2024
    Ndonëse është munduar të jetë sa më hermetik për jetën e tij private, Liam sot ka “hapur zemrën” dhe ka treguar për...
    Sport17 Prill 2024
    Tashmë sezoni në Superligën e Kosovës në basketboll ka hyrë në fazën më të nxehtë të saj. Trepça, Peja, Ylli janë skuadrat...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.