×
  • Lajme
  • Lajme

    Pfizer demanton Qeverinë: Kemi biseduar për vaksina, por ende s’kemi arritur marrëveshje

    FrontOnline
    08 Janar 2021

    Kompania Pfizer dhe BioNTech ka demantuar Qeverinë e Kosovës për sigurimin e vaksinave. Zyrtarët e Pfizer kanë deklaruar se kanë biseduar por ende nuk kanë arritur marrëveshje

    Përfaqësues të Pfizer dhe të njëjtit kanë konfirmuar se janë në bisedime me Qeverinë e Kosovës, por ende nuk kanë nënshkruar asnjë marrëveshje.

    “Kemi pas bisedime me Qeverinë. Për t’u arritur marrëveshja ajo duhet të nënshkruhet. Përderisa ende nuk është nënshkruar nga të dy palët, ne nuk mund ta komentojmë atë”, ka deklaruar Urska Lakner, menaxhere e kompanisë për rajonin e Adriatikut, shkruan gazeta shneta.

    Lakner ka theksuar për gazetën shneta se Pfizer dhe BioNTech do të punojë ngushtë me të gjitha qeveritë, përfshirë edhe Kosovën, për të siguruar qasje në vaksinë. Por ka deklaruar se detajet nga bisedimet mbeten konfidenciale.

    Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj ditë më parë ka deklaruar se ka marr konfirmimin nga kompania Pfizer për sigurimin e 500 mijë dozave të vaksinës.

    “Siç e kemi bërë të ditur dje, në kuadër të angazhimeve konkrete të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë së Shëndetësisë për sigurimin e vaksinave kundër COVID-19, kemi marrë konfirmimin nga kompania Pfizer për sigurimin e 500 000 dozave të kësaj vaksine. Këtë konfirmim e kemi marrë ditën e djeshme pas një seri takimesh dhe negociatash me këtë kompani, vaksina e së cilës është e para që është aprovuar për përdorim, në kuadër të përpjekjeve globale për mbrojtje kundër COVID-19”, ka deklaruar Zemaj.

    Sipas Zemajt gjatë kësaj jave ka mbetur vetëm finalizimi i aspekteve teknike.

    Edhe kryeministri Avdullah Hoti ka deklaruar se grupi i cili negocion blerjen e vaksinavë në emër të Qeverisë, ka konkretizuar bisedat me Pfizer për sigurimin e vaksinës.

    “Zyrtarisht, formalisht, pas bisedave të grupit të Ministrisë së Shëndetësisë që negocion sigurimin e vaksinave në emër të Qeverisë, dje janë konkretizuar bisedat me Pfizer për 535 mijë vaksina. Janë konkretizuar bisedat me Austrinë për 600 mijë vaksina dhe me Covaxin janë kryer më herët për 720 mijë vaksina. Kemi siguruar edhe buxhetin siç e dini është miratuar janë ndarë 40 milionë euro vetëm për vaksina dhe jemi të përgatitur për këtë proces. Ne presim që vaksinat e para do të arrijnë në muajin shkurt”, ka deklaruar Hoti.

    Kujtojmë poashtu se COVAX në një përgjigje për Gazetën Shneta ka deklaruar se vaksinat e para për Kosovën mund të dërgohen deri në fund të qershorit vetëm për punëtorët shëndetësorë, ndërsa pjesa tjetër deri në fund të muajit dhjetor./FrontOnline/

    Petrol Company hap komunitet në Viber për klientët e saj
    Nga Rubrika
    Lajme19 Prill 2024
    Bashkimi Evropian i ka përsëritur thirrjet të premten që të mos mohohet gjenocidi në Srebrenicë, në një kohë kur është duke u...
    Lajme19 Prill 2024
    Ish-kryeministri Isa Mustafa i ka reaguar kryeministrit Albin Kurti për një deklaratë që ai e bëri sot në 11 vjetorin e Marrëveshjes...
    Lajme19 Prill 2024
    Enver Dugolli, deputet i Kuvendit të Kosovës nga radhët e LVV-së, ka folur për situatën e sigurisë në vend, si dhe për çështjet...
    Të tjera
    Lajme19 Prill 2024
    Partia Demokratike të Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e Kryesisë, në të cilën është diskutuar për zhvillimet aktuale politike në vend. Anëtarët...
    Vip19 Prill 2024
    Në shtëpinë e zhurmshe të “Big Brother Vip Albania”, tensionet nuk janë të reja, por duket se mbrëmja e djeshme ka sjellë...
    Sport19 Prill 2024
    Ferizaj ka regjistruar fitoren e tretë rresht, për të vazhduar kryesimin në Grupin të Ligës së Parë. Skuadra e drejtuar nga Arsim...
    Lajme19 Prill 2024
    Inspektorati Policor i Kosovës i ka rekomanduar Policisë së Kosovës suspendimin e një kapiteni policor respektivisht shefit të sektorit qendror për hetimin...
    Kronika19 Prill 2024
    Gjykata Themelore në Ferizaj i ka caktuar masën e paraburgimit kundër të pandehurit I.R. meqë dyshohet se kishte detyruar një të mitur...
    Lajme19 Prill 2024
    Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, e ka quajtur “të korruptuar” dhe “mashtrues” kryeministrin Albin Kurti. Përmes një reagimi në facebook, Lekaj thotë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.