[wp-story]

Lajme

Pezullohet vendimi për dezinfektimin e mauneve dhe kamionëve në pikat kufitare që kushtonte 22 euro

Pezullohet vendimi për dezinfektimin e mauneve dhe kamionëve në pikat kufitare që kushtonte 22 euro
17:23 | 01 Qershor 2020

Ministria e Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike ka pezulluar kontratën për pagesën e tarifës prej 22 eurove për dezinfektim të mauneve që hyjnë në Republikën e Kosovës

Kjo është bërë e ditur në faqen zyrtare të MPBAP’së në Facebook.

“Pezullohet kontrata për dezinfektimin e mauneve që vijnë në Republikën e Kosovës. Dezinfektimi i kamionëve parashihej në kuadër të masave për luftimin e pandemisë së COVID-19. Nga ky moment importuesit nuk kanë nevojë t’i dezinfektojnë maunet në pikat kufitare”, thuhet në njoftimin e MPBAP’së.

Importuesve të mallrave nga Shqipëria, prej sot u është kërkuar të bëjnë dezinfektimin e automjeteve në hyrje të kufirit doganor në mes Kosovës dhe Shqipërisë.

Super zbritje në “Petrol Company”

Të tjera